Shumë zona malore janë krejtësisht të izoluara nga bora dhe banorët ndodhen në vështirësi jetike. E tillë është dhe njësia administrative Rrape në Pukë. Siç shihet nga këto foto, një burrë i cili sëmur rëndë në këto ditë të acarta është transportuar me krahë nga fshati Buhot i Rrapes drejt spitalit të Pukës. Kanë qenë banorët e fshatit dhe punonjësit e zjarrfikëses në Pukë që e kanë mbajtur në krahë për disa orë, të terren shumë të vështirë, për ti shpëtuar jetën 60 vjeçarit. /Opinion.al