Është bllokuar aksi Orikum-Llogara, në afërsi të vendit të quajtur Çesma.
Mësohet se shkak është bërë një mjet i tonazhit të rëndë, i cili ka pësuar defekt, duke bllokuar një anë të rrugës nacionale.
Për rreth 2 orë, makinat qëndrojnë në radhë për të kaluar. Në zonë ka mbërritur edhe policia për të bërë të mundur hapjen dhe lëvizjen e mjeteve që janë të shumta.