Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një foto që ka mbërritur në adresën e tij.
Aty duket një bisedë në rrjetin WhatsApp midis studentëve të mjekësisë, të cilët deklarojnë se në mesin e tyre ndodhet një besëprerë.
Nga mesazhet e shkëmbyera vihet re se një prej tyre ka komunikuar veçmas me kryeministrin Edi Rama dhe është propozuar të ketë një takim në fakultet me pjesëmarrjen e 250 deri në 300 studentëve.
‘Ja si u fut thikën mbas shpine një beseprere studenteve të mjekësisë!’, shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.