Ndonëse ky rrethim u hoq dy herë me dhunë, herën e parë nga aktivistët e shoqërisë civile dhe herën e dytë nga protesutesit e Partisë Demokratike, Bashkia e Tiranës nuk tërhiqet.
Fotot tregojnë se si punonjës të Bashkisë po rivendosin rrethimin në zonën ku do të ndërtohet këndi i lojrave për fëmijë te Parku i Liqenit Artificial, gjatë orëve të vona të natës.
Protestuesit u përleshën me policinë gjatë rrëzimit të këtij rrethimi duke kërkuar që të ndalen punimet degraduese për parkun.