Lideri demokrat Lulzim Basha është parë mbrëmjen e sotme në shoqërinë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili viziton Tiranën pas lirimit nga nga autoritetet franceze.
Në këtë foto Basha dhe Haradinaj shihen duke darkuar edhe me bashkëshortet e tyre, Aurela Basha dhe Aranita Haradinaj.
Ndërkohë që takimi i Bashës me Haradinaj vjen në një moment shumë delikat ku sot ka pasur lëvizje të shumta mes partive kryesore politike në vend lidhur me krizën.
Basha ka paralajmëruar dhe një mbledhje me aleatët mbrëmjen e sotme në orën 21:00.