Një 32-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë të ndodhur në Itali. Eduart Hoxha humbi jetën pasi makina e tij u përplas me një Audi në zonën e Mosciano-s.
Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik.
Shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta. Kanë qenë disa shoferë që u ndodhën në vendngjarje që njoftuan policinë për aksidentin. Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.
Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.