Kjo është foto e parë që vjen nga avioni i rrëmbyer egjiptian që bëri ulje të detyruar në Qipro. Avioni i cili ka 81 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord është ulur në në aeroportin e Larnakës në Qipro.
Drejtoria e Aviacionit Civil tha se piloti ishte kërcënuar nga një pasagjer i veshur me një rrip vetëvrasës.
TV shtetëror i lajmeve në Qipro gjithashtu tha se të paktën një kamikaz është në avion.
Ndërsa kompania ajorore njoftoi në Twitter se “MS181 është rrëmbyer”
Avioni u nis nga Aleksandria në 80:00 të ditës së sotme.