Qyteti historik i Lezhës ka ndryshuar gjatë këtyre ditëve festive. Në sheshin para bashkisë disa biznese kanë ngritur tendat e tyre duke ofruar shërbime deri në orët e vona të natës. Atmosferës i shtohen edhe ritmet e muzikës nga DJ dhe këngëtarë të njohur që performojnë ‘live’.
Edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është bërë pjesë e festimeve. Ai ka bërë të ditur se organizime të tilla do të jenë më të shpeshta në çdo periudhë të vitit edhe si një mënyrë për të promovuar turizmin në këtë qytet. Shumë qytetarë kanë sfiduar të ftohtin dhe kanë festuar deri vonë Krishtlindjet dhe vigjiljen e Vitit të Ri.