Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Atentat me armë shqiptarit në mes të Athinës

2018/05/04 at 6:49 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Atentat me armë shqiptarit në mes të Athinës

Një shqiptar është plagosur me armë zjarri këtë të premte në Athinë. Sipas raportimeve të medieve greke, ai është 38 vjeç dhe pa precedentë të mëparshëm penalë në shtetin helen, por identiteti nuk bëhet i ditur nga mediat greke. 38-vjeçari raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Ngjarja është shënuar në një berberanë në qendër të Athinës në sheshin Viktorian (Rruga Heyden 8) pak pas orës 13.

Sipas CNN grek, një nga dy autorët që mbanin maskë qëlloi 6 herë me armë zjarri, 4 prej të cilave prekën shqiptarin në këmbë, ndërsa bashkëpunëtori tjetër priste jashtë dyqanit. Pas ngjarjes të dy u larguan dhe janë ende të paidentifikuar nga policia greke. Brenda sallonit, kur ndodhi ngjarja, raportohet se kishte persona të tjerë. Dyshimet janë se plagosja ka ndodhur për një larje hesapesh, raporton CNN, megjithatë një hetim ka nisur nga autoritet greke për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

E njëjta media raporton se me profesion shqiptari është hidraulik. Është i martuar dhe bashkëshortja e tij jeton në Shqipëri. 38-vjeçari ka edhe shtetësi greke, e marrë në vitin 2016.

Në një dëshmi të dhënë për hetuesit pas ngjarjes, shqiptari citohet të ketë thënë: “Isha me një mikun tim në sheshin Viktoria dhe pimë kafe, shumë afër shtëpisë sime, kur mbaruam i thashë mikut të largohej sepse, kisha dëshirë të shkoja në sallon. Unë zakonisht shkoi tek ai në rrugën Heyden. Kështu, paguam kafet dhe u larguam. Sapo u futa në sallon dhe u ula në karrige, në një fraksion sekonde pashë një njeri që hapi derën, ndërsa jashtë dyqanit po priste një tjetër, në një makinë. Të dy me fytyrë të mbuluar. Personi që u fut brenda, pashë që mbante një armë dhe nisi të qëllonte te këmbët e mia. Menjëherë pas kësaj, doli nga dyqani, hipi në makinë dhe u largua”.

 

Etiketa: atentat me armeathineshqiptari


Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

6 Nëntor, 2025 6:39 pm
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz
Kryesore

Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë njerëz

6 Nëntor, 2025 3:01 pm
Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja
Kronikë

Mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja

6 Nëntor, 2025 1:15 pm
Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën
Kryesore

Rama tregon sa do të rriten pagat në 2026-ën

6 Nëntor, 2025 12:12 pm
Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: Koha ka kaluar, sa më shpejt para Kryeministrisë

6 Nëntor, 2025 12:10 pm
Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…
Kryesore

Berisha-ambasadorit të BE: Respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por…

6 Nëntor, 2025 11:44 am
Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros
Kryesore

Votohet sot ligji për barazinë gjinore, Berisha: Produkt i demonit George Soros

6 Nëntor, 2025 10:59 am
Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja
Kronikë

Shfrytëzonte 2 kineze për prostitucion në Tiranë, në pranga 47-vjeçarja

6 Nëntor, 2025 9:07 am
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump: Putin më kërkoi ndihmë në zgjidhjen e luftës në Ukrainë

6 Nëntor, 2025 8:00 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 6 nëntor 2025

6 Nëntor, 2025 7:50 am
Para
Pas takimit me Bushatin/ Kotzias: Jemi pranë zgjidhjes së problemeve me Shqipërinë

Pas takimit me Bushatin/ Kotzias: Jemi pranë zgjidhjes së problemeve me Shqipërinë

Instagram së shpejti do të zgjidhë problemin e madhësisë së fotove

Tre risi brenda javës, ja çfarë ka planifikuar Instagram për ju

A po i drejtohet politika shqiptare katarsisit?

Tahiri, jo viktimë e negociatave, por viktimë e drejtësisë
















TE FUNDIT

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
6 Nëntor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret e AP, Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar paraditen e sotme...

Lexo më shumë

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask

SHBA planifikon të ketë prani ushtarake në Damask
6 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të krijojnë një prani ushtarake në një bazë ajrore në kryeqytetin sirian, Damask, për të...

Lexo më shumë

Bllokada rekord paralizon qeverinë amerikane

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
6 Nëntor, 2025

Administrata Trump urdhëroi edhe anulimin e fluturimeve për shkak të shutdown. Ndër qytetet e prekura janë Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe Çikagoja:...

Lexo më shumë

Greqia në krizë për furnizim me ujë

Greqia në krizë për furnizim me ujë
6 Nëntor, 2025

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com