Dita e djeshme ishte një festë në shtëpinë e Anxhela Martinit, pas i dashuri i saj festoi ditëlindjen. Dragos Savulescu prej disa muajsh shfaqet kudo në krah të modeles dhe kalojnë shumë kohë bashkë.
Bukuroshja shqiptare e ka nisur këtë ditë duke uruar dashurinë e saj, dhe ndërkohë ka publikuar një foto në Instagram.
“Mirëmëngjesi! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar në Instagram, Anxhela.
në një tjetër foto ajo ka publikuar dy trofe të Hollywood të përshtatura për ditëlindjen e tij, në të cilën shkruhej “i dashuri më i mirë”, ndërsa tek tjetra që duket të jetë për Anxhelën shkruhet “mbretëresha e dramës”.