Evan Rachel Wood ka rrëfyer se ka qenë dy herë e përdhunuar nga dy persona të ndryshëm, duke theksuar se akoma i ndjen pasojat.
29-vjeçarja kishte treguar në një intervistë për Rolling Stone më herët për këtë gjë, por nuk ka dhënë detaje, sepse nuk dëshironte që jeta e saj private të përflitej shumë në media.
Tani, aktorja e serialit “Westworld” ka bërë një postim të gjatë në “Twitter”, ku ka rrëfyer për përjetimet e tmerrshme në jetën e saj.
Në letrën e hapur, Evan ka treguar se në rastin e parë ishte përdhunuar nga i dashuri i saj, ndërsa herën e dytë nga pronari i një lokali nate.
“Kam qenë viktimë e keqtrajtimit fizik, psikik dhe seksual. Nuk dua të turpërohem nga kjo. Jam gjallë, e lumtur dhe e fortë, mirëpo akoma nuk ndihem aq mirë sa duhet”, ka thënë ajo mes tjerash.