Eduard Ndocaj ka pësuar një aksident automobilistik në Parma të Italisë. Ka qënë vetë Ndocaj që e ka bërë me dije këtë gjë, me anë të një postimi në “Facebook”. Ai ka treguar si ka ndodhur ngjarja, dhe madje ka postuar edhe foto nga aksidenti dhe makina e kthyer përmbys. Ndocaj tregon se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Statusi i plotë:
“Te dashur miq, falenderoj Zotin qe kam shpetuar nga nje aksident shume i rrezikshem. Ne austraden per Parma jam perplasur duke u rrokullisur disa here me makine e as vete e kuptoj se si kam shpetuar. Falenderoj Zotin per kete! Kjo eshte gjendja e makines pas aksidenti! Tani jam mire dhe ju pershendes te gjitheve!”, shkruan Ndocaj.