Jeta e një vajze vetëm 10 vjeç u ndërpre në mes sot. Ndërsa në rrugë mbeti çanta e saj e shkollës….
Kjo foto e trishtë vjen nga Velipoja. Aksidenti ndodhi në mëngjes, teksa 10 vjeçarja me iniciale V.Sh. tentoi të kalonte rrugën por u aksidentua nga një makinë, shoferi i së cilës është ndaluar. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, disa thonë se ka qenë me gjyshin dhe disa të tjerë vetëm. Nuk dihet nëse ishte edhe sinjalistika e nevojshme, pasi në krah të rrugës është shkolla 9 vjeçare e Velipojës.
Sipas policisë shtetasi Lush Gjelaj, 53 vjeç, banues në Velipojë, duke drejtuar mjetin Benz, me targa Sh7355 D, ka aksidentuar shtetasen me iniciale V. Sh, 10 vjeç, banuese në Velipojë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen. Policia ka bërë shoqerimin e drejtuesit mjetit në ambjentet e Policisë për veprime të metejshme”, sqaron policia e Shkodrës.