Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.
Një automjet tip Benz S320 ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në sheshin “Liria” në qendër të Durrësit duke u përplasur më një shatërvan, pranë një lokali.
Nga raportimet, mësohet se automjeti ka përplasur edhe një kalimtare, e cila është plagosur lehtë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar edhe disa shtylla në sheshin qendror si dhe disa tavolina e karrige të vendosura aty. Në makinë, në momentin e aksidentit, përveç drejtuesit ndodheshin edhe dy vajza pasagjere. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat dhe po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.