Një aksident i rëndë ka ndodhur te mbikalimi i Kamzës në Tiranë, ku të paktën katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po mbledh prova për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Sipas burimeve paraprake, një prej drejtuesve të mjetit është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e traumës.
Shkak për aksidentin është bërë shpejtësia shumë e madhe e makinës. Siç duket nga pamjet, makina e kuqe është ndarë në dysh, ndërsa kamioni është përmbysur. Dy makinat e tjera kanë pësuar dëmtime të lehta./Opinion.al