Makina që u gjet e mbytur në Mat i perket një taksisti nga Lushnja. Atij ia kishin vjedhur mjetin dhe këtë e kishte denoncuar në polici. Sot pas 10 orë kërkimesh polumbarët e RENEA-s kanë nxjerrë nga liqeni i Shkopetit, automjetin e dytë. Kujtojmë se edhe dje u nxor nga liqeni një makinë e vjedhur.
Sipas policisë automjeti i sotëm është i tipit “Benz 2500 “, ngjyrë e bardhë me targa të verdha AB 220 T. Nga verifikimet e kryera rezulton se makina tip “Benz” është denoncuar e vjedhur, së bashku me targat.
Shtetasit N.A nga Kolonja e Lushnjës ka bërë kallëzim në 14 shkurt të 2016 se i kanë vjedhur para lokalit të fshatit, gjatë natës, automjetin, që punonte si taksi.
Dyshohet se mjetet kanë pak ditë që janë hedhur në liqen. Ka dyshime të forta se ato janë përdorur në ngjarje kriminale, ndër to, po hetohet edhe përdorimi në grabitjen e Rinasit.
Kujtojmë gjithashtu edhe faktin se makina Mercedes Benz ngjyrë vishnje me të cilën grabitësit hynë në pistë, dhe më pas i hynë flakën, ishte vejdhur në Pogradec.