Policia e Maliqit ka vënë në pranga 39-vjeçarin Eugen Gengo, pasi në ambientet e lokalit të tij i janë gjetur e sekuestruar një armë zjarri automatike.
Po ashtu, një armë zjarri tip revolver me 6 fishekë, 321 fishekë, 8 krëhëra automatiku bosh dhe 1 granatë dore difensive dhe ndezësi i saj, të cilat ai i zotëronte pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.