Këtë fundjavë Ismeti Drishti i ka dhënë fund beqarisë. Pas ndarjes nga bashkëshortja e parë, Ismeti ka rigjetur përsëri dashurinë.
Eniana, vajza rreth të 30-ve, që nga dita e djeshme është zyrtarisht bashkëshortja e aktorit të mirënjohur. Ceremonia është zhvilluar në një nga resortet e kryeqytetit ku nuk kanë munguar edhe miqtë e të ftuarit VIP, për të festuar me çiftin., shkruan Bluetooth. Nusja ka zgjedhur një fustan larg tradicionalit në ditën e saj të dasmës, duke veshur një fustan rozë. Ndërsa Ismeti është paraqitur me një kostum “casual” e pa kollare. Eniana dhe Drishti ishin në një lidhje prej disa kohësh dhe vetëm tani vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre.