Kjo është makina që aksidentoi një të mitur dje paradite tek ura e Drejtorisë së Policisë në qendër të Tiranës. Drejtuesi, një 19 vjeçar me emrin Kejvin Bliu u largua nga vendi i ngjarjes, por policia njoftoi se e ka arrestuar.
Policia: “Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi dje rreth orës 11:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur motorrin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin e mitur me iniciale A. B., 14 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e policisë rrugore pranë D.V.P.Tiranë”.
14 vjeçari i aksidentuar nuk ka plagë të rënda.