Një 12-vjeçare, e cila ishte larguar nga shtëpia e saj prej 3 ditësh është gjetur nga policia në një hotel në “Rrugën e Kavajës” ditën e sotme. Fjona D. 12 vjeçe ishte larguar me të dashurin e saj 10 vjet më të madh, student nga Durrësi i identifikuar si Alban Gjata, shkruan “Panorama”.
Sipas burimeve të “Panoramës” në polici, 22-vjeçari e kishte marrë vajzën dhe fillimisht e kishte çuar në Durrës, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale. Më pas ata kanë ardhur në Tiranë dhe kanë qëndruar në një hotel te “Rruga e Kavajës”, ku janë gjetur nga Policia. Kjo e fundit arrestoi 22-vjeçarin që akuzohet për “marrëdhenie seksuale me të mitur”.
Kur vajza mësoi se 22-vjeçari do të arrestohej, ka nisur të qajë në Polici duke thënë se e dashuronte dhe se kishte kryer marrëdhënie me të me dëshirën e saj. Kryerjen e marrëdhënieve seksuale e ka konfirmuar edhe ekzaminimi mjekoligjor. Edhe pse vajza u është lutur prindërve që të mos bëjnë denoncim për të dashurin e saj 10 vjet më të madh, policia e ka arrestuar dhe ai do të dalë para gjykatës.