Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forumi në Kosovë, Spiropali:Gratë, forcë transformuese për paqen e sigurinë në rajon

2025/06/02 at 1:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Forumi në Kosovë, Spiropali:Gratë, forcë transformuese për paqen e sigurinë në rajon

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë në Forumin e 3-të Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të mbajtur në Prishtinë.


Në fjalimin e saj, kryetarja e Kuvendit Spiropali theksoi rolin thelbësor të grave në ndërtimin e paqes, forcimin e sigurisë dhe zhvillimin demokratik.

Ajo vlerësoi lidershipin e Presidentes Osmani dhe kontributin e Kosovës në përfshirjen e grave në procese vendimmarrëse, ndërsa rikujtoi angazhimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për promovimin e agjendës për fuqizimin e rolit të grave.

Fjala e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, në Forumin e 3-të Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidente Osmani, e dashur Vjosa,

I nderuar Guvernator i Përgjithshëm Ëilliams,

Të nderuar miq,

Zonja dhe zotërinj,

Kam kënaqësinë e veçantë dhe një ndjenjë të thellë misioni të jem sot këtu me ju, në këtë takim të rëndësishëm ndërkombëtar, kushtuar një prej çështjeve më përcaktuese të ditëve tona: rolit qendror të grave për paqen, sigurinë dhe zhvillimin demokratik.

Më lejoni së pari të falenderoj Republikën e Kosovës për organzimin e këtij forumi me aq vizion e angazhim dhe ti shpreh mirënjohjen time të përzemërt Presidentes Osmani për ftesën, por dhe për lidershipin e saj frymëzues në nisjen dhe zhvillimin e kësaj nisme kaq të rëndësishme.

Ky forum, tashmë në edicionin e tij të tretë, është më shumë se një takim. Është një nismë e guximshme, e udhëhequr nga arsyetimi që përfshirja e grave nuk është një element opsional i zhvillimit dhe paqes; por është vetë themeli i tyre. Ne e njohim këtë arritje me admirim dhe jemi të gatshëm të vijojmë ta mbështesim në çdo hap të rrugës. Nuk është rastësi që ky Forum po mbahet në zemër të Evropës, në një vend ku plagët dhe traumat e luftës, tragjeditë njerëzore, personale e familjare që kanë përjetuar gratë, vajzat dhe fëmijët e pafajshëm të Kosovës, janë ende shumë të gjalla.

Nuk janë harruar, e si mund të harroheshin? Në rajonin tonë ne të gjithë e dimë fare mirë çmimin e tmerrshëm të konflikteve, dhe pikërisht për këtë edhe fuqinë e madhe të pajtimit. Megjithatë, ekziston një e vërtetë e hidhur: gratë dhe fëmijët janë ata që paguajnë gjithmonë çmimin e rëndë të luftërave dhe konflikteve.

Por ne gjithashtu e dimë që gratë, kur i është dhënë mundësia, e për më tepër kur janë fuqizuar, kanë qenë faktor ndryshimi, arkitekte të paqes dhe kompasi moral i shoqërive tona. Prandaj Kosova, me mençurinë e saj, pavarësisht mizorive të tmerrshme që ka kryer regjimi i Millosheviqit, nuk ra kurrë në grackën e hakmarrjes;

Përkundrazi, punoi pa u lodhur për ta kthyer dhimbjen në forcë, punoi për ti dhënë fund luftrave dhe për të shmangur konfliktet, investoi tek liria dhe sovraniteti i kombeve dhe popujve.

Realiteti i sotëm, ky forum, flasin vetë. Ata përkthejnë dhe pasqyrojnë dëshirën e madhe të Kosovës, ndjenjën e thellë të humanizmit, angazhimin e saj për paqen, për fuqizimin e grave në çdo fushë të jetës, përfshi rolin e tyre si paqebërëse dhe siguri garantuese.

Në këtë kontekst, më lejoni të kujtoj, jo pa krenari, kontributin e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në periudhën 2022-2023. Shqipëria, një vend i vogël me ambicie të arsyeshme, por me një zë të fuqishëm për paqe, e bëri prioritet parësor vendosjen e Grave, Paqes dhe Sigurisë në qendër të agjendës gjatë mandatit të saj.

Kemi punuar papushim për të nxitur zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe të rezolutave të mëpasshme, e cila këtë vit shënoi 25 vjetorin e saj. Kemi avokuar për integrimin e zërit të grave në parandalimin e konflikteve, negociatat e paqes dhe rindërtimin pas konflikteve.

Dhe riafirmuam nga skena botërore se barazia gjinore nuk është një çështje dytësore. Ajo është themelore për paqen dhe sigurinë botërore. Dëshiroj të theksoj se gjatë Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria e kishte prioritet që zërat e Kosovës të ishin të pranishëm dhe të dëgjoheshin.

Patëm nderin të kishim të pranishme qytetaren e parë të Kosovës, Ju, Zonja Presidente Osmani, në një seancë të Këshillit në Formulën Arria, që ne organizuam me Shtetet e Bashkuara, për të mbajtur një fjalim kryesor pikërisht për këtë çështje, nga posti i lartë i Presidentes, dhe ku shfaqeshin ngjyrat e Republikës së Kosovës. Kjo ndodhi në një vend ku thjesht përdorimi i fjalës “Kosova” mbetet ende një çështje e mosmarrëveshjeve të pafundme dhe negociatave të mundimshme. Ishim të lumtur ta bënim këtë për Republikën e Kosovës, por gjithashtu për të fuqizuar zërat e atyre që shpesh janë të heshtur.

Dhe më lejoni të jem e qartë: angazhimi ynë nuk përfundoi me mandatin tonë në Këshillin e Sigurimit. Shqipëria vazhdon të forcojë zbatimin në nivel kombëtar të agjendës ËPS (Gratë, Paqja dhe Siguria), edhe përmes Planit Tonë Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili tashmë është në fazën e tij të dytë. Ne po investojmë në arsim, në mundësi ekonomike, në trajnim liderësh—sepse siguria nuk ka të bëjë vetëm me kufinjtë. Ajo ka të bëjë me dinjitetin, mundësitë dhe drejtësinë në çdo shtëpi dhe në çdo fshat.

Fokusi ynë i veçantë përfshin:

– Forcimin e pjesëmarrjes së grave në institucionet e sigurisë dhe në diplomaci;

– Shtrirjen e shërbimeve mbështetëse për të mbijetuarat e dhunës gjinore;

– Promovimin e edukimit të paqes dhe zhvillimit të lidershipit për gratë dhe vajzat e reja;

– Përputhjen e politikës së brendshme me angazhimet tona ndërkombëtare sipas Rezolutës 1325.

Kuvendi i Shqipërisë, edhe gjatë mandatit tim modest, ka luajtur një rol thelbësor në këtë rrugëtim. Komisionet tona parlamentare për barazinë gjinore dhe punët e jashtme kanë punuar përtej kufinjve partiakë për të inkorporuar agjendën ËPS në proceset tona legjislative.

Ne besojmë se vetëm ligjet nuk janë të mjaftueshme-duhet të sigurojmë llogaridhënie, financim dhe veprim.

Të dashur miq,

Dikush mund të tundohet për të pyetur; përse të përfshijmë gratë në ato fusha të cilat historia zakonisht dhe më së shumti ia ka rezervuar burrave.

Përgjigja është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: Pikërisht sepse e njëjta histori dhe mençuri e përbashkët kanë provuar se gratë, me fuqinë dhe aftësinë e tyre të butë kanë shfaqur potencialin dhe aftësitë për të afruar kulturat dhe shoqëritë, për të ngritur ura aty ku ka dallime dhe për të inkorporuar vlerat e reja politike dhe për ti përdorur këto vlera për të emancipuar jetën shoqërore, institucionet politike dhe marrëdhëniet mes shteteve. Kushdo që deri tani nuk e ka kuptuar se roli i grave po bëhet aq i rëndësishëm në çdo fushë të jetës, nuk e kupton dëmin e parikuperueshëm që e kundërta i shkakton vetë strukturës sociale të çdo shoqërie. Në çdo demokraci dhe shoqëri të lirë, gratë e kanë treguar veten si një forcë e madhe transformuese. Ne në Shqipëri e kemi kuptuar këtë plotësisht dhe kjo reflektohet në çdo institucion, në qeverisjen qendrore dhe vendore dhe në administratën publike.

Shqipëria është sot kampione në mjaft tregues kryesorë për arritjen e barazisë gjinore, sidomos në jetën politike, qeverisëse e parlamentare.

Unë mund të them me bindje se, për ne, një pjesë e suksesit në përshpejtimin e zhvillimit, demokratizimit dhe integrimit evropian të vendit mund të shpjegohet me rritjen e pjesëmarrjes dhe kontributit të grave.

Zgjedhjet e fundit parlamentare rikonfirmuan orientimin e pakthyeshëm pro-evropian që shqiptarët kanë zgjedhur.  Ndër të tjera, këto zgjedhje shënuan një pjesëmarrje të gjerë të grave, të cilat u bënë një komponent konkurrues dhe përcaktues.  Ne ia arritëm të ruajmë përfaqësimin e grave në Kuvendin e Shqipërisë në të njëjtin nivel që e kishim: 50 gra nga 140 deputetë, ose rreth 36 përqind e trupës parlamentare.  Qeveria shqiptare është 50 me 50, dhe në një mandat të kësaj shumice ne ishim nr. 1 në Kartën e Kombeve të Bashkuara me 70% gra në qeveri, dhe me një përfaqësim të lartë në të gjitha nivelet e larta të ekzekutivit.

E di që mund të bëjmë më shumë edhe në të gjitha nivelet e shoqërisë, për të luftuar diskriminimin, dhunën gjinore dhe përjashtimin.

Ne gjithashtu mund të argumentojmë me sukses rolin e jashtëzakonshëm në shoqëri të grave në të gjithë rajonin tonë, ku zhvillimi, bashkëpunimi, demokracia, paqja dhe siguria vazhdojnë të jenë të brishta, ndonjëherë edhe të kërcënuara, si nga demonët e së kaluarës, ashtu edhe nga inercitë e së tashmes, por edhe nga lëvizjet e reja anti-demokratike dhe anti-perëndimore.

Pikërisht për këtë arsye duhet të jemi dhe të mbetemi vigjilentë: që gratë të ushtrojnë plotësisht rolin e tyre dhe të marrin përgjegjësitë e tyre në transformimin e shoqërive, është thelbësore që ato të jenë të lira, të fuqizuara, të mbrojtura nga diskriminimi, përfshirë format e ndryshme të dhunës gjinore.

Kjo nuk është thjesht një kauzë e grave për gratë, por një çështje e shoqërisë në tërësi. Prandaj, ka një kuptim të veçantë që mesazhet kyçe për gratë, paqen dhe sigurinë të jepen nga Kosova dhe Prishtina, ku pasojat e luftës janë ende të pranishme dhe plagët e së kaluarës nuk janë shëruar plotësisht.

Njohja e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, rritja e pjesëmarrjes politike të grave, dhe prania në rritje e grave në sektorët e sigurisë dhe drejtësisë, të gjitha këto përbëjnë progres të vërtetë. Ato gjithashtu pasqyrojnë një vizion strategjik, një vizion i udhëhequr nga gra dhe burra të cilët besojnë në fuqinë transformuese të përfshirjes. Rrugëtimi i grave të Kosovës, nga trashëgimia e dhimbshme e konfliktit në pozita udhëheqëse, nuk është vetëm një histori suksesi kombëtar. Ky rrugëtim është një shembull për të gjitha shoqëritë e dala nga konfliktet në mbarë botën. Përzgjedhja e Kosovës nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara si i vetmi vend evropian dhe një nga tre vendet e globit për hapjen e Qendrës së Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është një dëshmi e qartë e këtij angazhimi. Mos të harrojmë gratë kudo në botë, edhe gratë e Ukrainës, të cilat kanë të njëjtën thirrje.

Kam pasur kënaqësinë, përpara disa kohësh, që disa përfaqësuese të tyre të flisnin për vuajtjet dhe dhimbjen, dhe të drejtonin thirrjen e tyre për veprim dhe paqe nga Kuvendi i Shqipërisë.

Të dashur miq,

Më lejoni ta mbyll duke kujtuar frymën e këtij Forumi – një angazhim kolektiv i të gjithë atyre që besojnë tek paqja përmes barazisë.

Të mos harrojmë që çdo fjalim që mbajmë, çdo rezolutë që miratojmë dhe çdo premtim që japim duhet përkthyer në përmirësime të prekshme në jetën e grave: në Prishtinë dhe Tiranë, në Mitrovicë dhe Gjakovë, kudo, në këtë rajon dhe përtej. Le të punojmë për të garantuar që asnjë grua të mos ndjehet që zëri i saj është shumë i vogël, që përvoja e saj është e padukshme, apo që lidershipi i saj është i panjohur. Le ta bëjmë këtë Forum jo një vend ku thjeshtë diskutohet-por një katalizator të transformimit.

Shqipëria, Parlamenti i saj dhe institucionet e tjera, gratë dhe e gjithë shoqëria janë të gatshme të vijojnë të bëjnë pjesën e tyre, në partneritet të fortë me Kosovën, me të gjithë miqtë dhe aleatët tanë, dhe këdo që beson tek paqja dhe siguria përmes respektit dhe barazisë. Le të angazhohemi për ta mbajtur premtimin tonë të qëndrueshëm për një të ardhme ku gratë jo vetëm ndodhen në tryezë, por dhe dëgjohen teksa janë në krye të saj.

 



Ju sugjerojmë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Para
Rama: Mbi 800 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në vetëm katër muaj

Rama: Mbi 800 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në vetëm katër muaj

Kombëtarja nis sot përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë

Kombëtarja nis sot përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë

Rritet sërish çmimi i naftës në tregun global/ OPEC+: Do rritet prodhimi në korrik

Rritet sërish çmimi i naftës në tregun global/ OPEC+: Do rritet prodhimi në korrik
















TE FUNDIT

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
3 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin...

Lexo më shumë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
3 Qershor, 2025

Xhevrije Satka është një shqiptare e lindur në Stamboll, por që një pjesë e zemrës së saj ka qenë gjithmonë...

Lexo më shumë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com