Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Formulari/ Fitoni 20 milion lekë në vit nga rroga, ja sa duhet të paguani te Tatimet

2018/04/28 at 11:15 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Formulari/ Fitoni 20 milion lekë në vit nga rroga, ja sa duhet të paguani te Tatimet

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i afatit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kujton se çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit, në mbështetje të Ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.


Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.

Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë :

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

-Të ardhurat bruto nga dividenti

-Të ardhurat bruto nga qiraja

-Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit

-Të ardhura bruto nga interesat bankare

-Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme

-Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.

-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.

-Fitimi kapitali nga dhurimi.

-Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

-Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

Çdo individ, i cili është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, duhet të bëjë kujdesin e duhur për plotësimin e saktë të të dhënave të deklaratës dhe sidomos për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, në rastet kur individi përfiton dy apo më shumë paga në një muaj nga punëdhënës të ndryshëm.

Plotësimi i pasaktë i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave mund të shkaktojë vendosjen e penaliteteve për individin deklarues. Tatimi i llogaritur mbi pagat dhe shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, është kutia e lirë boshe në deklaratë dhe plotësohet nga vetë deklaruesi.

Individi deklarues, do të llogarisë tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat dhe shpërblimet për të gjitha të ardhurat nga pagat që përfitohen gjatë muajit, edhe në rastin kur ai i përfiton këto paga nga punëdhënës të ndryshëm.

Në rastin kur shuma e të ardhurave të përfituara gjatë muajit nga dy apo më shumë paga tek punëdhënës të ndryshëm e kalojnë vlerën që tatohet me zero përqind (30,000 lekë), tatimi do të llogaritet mbi totalin e të ardhurave mujore nga pagat (totali i të ardhurave nga pagat tek të gjithë punëdhënësit).

Në bazë të shumës së pagave të përfituara në total nga të gjithë punëdhënësit, individi bën llogaritjet sipas skemës së më poshtë:

– Për shumën e pagave mujore deri 30,000 lekë tatimi është zero përqind

– Për shumën e pagave mujore nga 30,001 lekë

– 130,000 lekë tatimi është 13% e shumës mbi 30,000 lekë

– Për shumën e pagave mujore nga 130,001 lekë e më tepër tatimi është 13,000 lekë plus 23% e shumës mbi 130,000 lekë

Tatimi i llogaritur në këtë mënyrë për çdo muaj të vitit, mblidhet për të 12 muajt e vitit dhe hidhet në një shumë të vetme në kutinë 4 të deklaratës, e cila përfaqëson tatimin vjetor të llogaritur për pagat dhe shpërblimet.

Në kutinë 22 të deklaratës, individi do të shënojë shumën e tatimit të paguar dhe të mbajtur në burim nga cdo punëdhënës gjatë gjithë muajve të vitit. Diferenca midis tatimit të llogaritur, të shënuar në kutinë 4 të deklaratës, me shumën e tatimit të paguar, të mbajtur në burim nga punëdhënësit, të shënuar në kutinë 22 të deklaratës, përfaqëson shumën e detyrimit që duhet të paguajë individi në administratën tatimore për llogari të të ardhurave të tij vjetore nga punësimet.

Shuma e tatimit të llogaritur, të vendosur në kutinë 4 të deklaratës, në asnjë rast nuk mund të jetë më e vogël se tatimi i mbajtur në burim dhe i paguar nga punëdhënësi për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës gjatë vitit të vendosur në kutinë 22 të deklaratës.

Në rastin e individëve, të cilët në asnjë muaj të vitit nuk kanë qenë të dypunësuar, shuma e tatimit të llogaritur, të vendosur në kutinë 4 të deklaratës, është gjithmonë e barabartë me tatimin e mbajtur në burim dhe të paguar nga punëdhënësi për pagat dhe shpërblimet në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës gjatë vitit, të vendosur në kutinë 22 të deklaratës.

Kujdes! Tatimi mbi pagat dhe shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit, duhet të llogaritet vetem për pagat dhe shpërblimet e përfituara nga individi, bazuar në një marrëdhënie të rregullt punësimi dhe sipas shumave të deklaruara nga punëdhënësi në listëpagesat respektive. Çdo e ardhur tjetër, e përfituar për shkak të marrjes pjesë në Komisione të ndryshme, Komitete, borde drejtuese, këshilla mbikqyrese etj, për të cilat është mbajtur paraprakisht 15 % Tatim në Burim nga përfituesi i shërbimit dhe nuk janë deklaruar si paga nga ky i fundit, nuk duhet të llogariten si pagë e përfituar nga individi deklarues.

Totali i pagave dhe shpërblimeve të deklaruara nga individi deklarues duhet të përputhen me totalin e pagave dhe shpërblimeve të deklaruara për të nga punëdhënësit, sipas deklaratave të listëpagesave respektive të administruara nga administrata tatimore. Për më shumë informacion, mund të klikoni në faqen zyrtare të Administratës Tatimore, www.tatime.gov.al, të drejtoheni në zyrat e shërbimit ndaj tatimpaguesve ose pranë drejtorive rajonale tatimore, si edhe të telefononi në numrin e telefonit pa pagesë 0800 00 02 pranë Qendrës së Thirrjeve. Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij. Monitor

Etiketa: pagatatimet


Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

17 Korrik, 2025 10:44 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

17 Korrik, 2025 10:19 pm
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
Bota

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 Korrik, 2025 10:00 pm
Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
Bota

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

17 Korrik, 2025 9:41 pm
Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

17 Korrik, 2025 9:23 pm
Itali/ Shërohet një bebe 50 ditëshe e prekur nga koronavirus
Bota

Britani:Tetë foshnja lindin të shëndetshme pas përdorimit të ADN-së nga tre persona

17 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!
Bota

Trump dhe Zelensky po diskutojnë për një “marrëveshje të madhe”!

17 Korrik, 2025 8:57 pm
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë
Bota

Erdogani akuzon Izraelin se po përdor druzët për t’u zgjeruar në Siri

17 Korrik, 2025 8:26 pm
Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima
Bota

Irak/ Zjarr në qendrën tregtare, raportohet për 60 viktima

17 Korrik, 2025 8:04 pm
Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë
Bota

Migracioni i paligjshëm, nënshkruhet marrëveshja mes Gjermanisë dhe Britanisë

17 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
Rama e ka inatin me opozitën: “Kjo opozitë është një hata, e shikon politikën si tapet mundje”

Rama e ka inatin me opozitën: “Kjo opozitë është një hata, e shikon politikën si tapet mundje"

Rama sulmon Elisa Spiropalin: Prisja që sot të më thoje emrat kryetarëve që duhet të shkarkoja

Rama sulmon Elisa Spiropalin: Prisja që sot të më thoje emrat kryetarëve që duhet të shkarkoja

Vrasja në Kamëz/ Rrëfimi i bashkëpunëtorit: “Ladi më tha hajde t’i ndajmë së bashku”

Vrasja në Kamëz/ Rrëfimi i bashkëpunëtorit: "Ladi më tha hajde t'i ndajmë së bashku"
















TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com