Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

”Formula” britanike për hetimin e magjistratëve, Metani në Londër

2025/04/11 at 1:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
”Formula” britanike për hetimin e magjistratëve, Metani në Londër

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Londër në institucionet e drejtësisë, që merren me inspektimin dhe procesin disiplinor të magjistratëve dhe në Ministrinë e Jashtme britanike.

Metani u shoqërua nga një ekip i ILD-së dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi.

Në Inspektoratin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës së Madhërisë së Tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë u mikprit nga Kryeinspektori, Anthony Rogers.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën në ndarjen e praktikave të mira mes institucioneve dhe rolin që ka procesi i inspektimeve në efiçencën e sistemit të drejtësisë për promovimin e transparencës e paanësisë, në shërbim të besimit të publikut.

Më tej, Metani dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan sesione pune me ekipin e Inspektoratit britanik të Prokurorisë. Zëvendës Kryeinspektorja, Lisa Morris bëri prezantimin e Inspektoratin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës. Procesi i inspektimeve, inspektimet tematike dhe inspektimet pasuese u paraqitën nga Inspektori i Lartë ligjor, Colin Darroch dhe nga Inspektorja ligjore, Leanne Townsend.

Rekomandimet dhe impakti i inspektimeve u trajtua nga z.Rogers dhe znj.Morris, duke iu përgjigjur interesit të ekipit të ILD-së për aspekte të punës dhe krahasim me modelin e Shqipërisë.

Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Hetimeve të Sjelljes Gjyqësore ekipi i ILD-së u njoh nga drejtuesi operativ Simon Parsons dhe shefja e çështjeve pranë kësaj zyre, Kim Webb me të gjitha aspektet e punës mbi hetimin e sjelljeve të gjyqtarëve britanikë për llogari të Ministrit të Drejtësisë dhe Drejtueses së gjyqësorit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ngjashmëritë në procesin e hetimit disiplinor, llojet e shkeljeve disiplinore dhe masat ndëshkuese ndaj gjyqtarëve u trajtuan gjerësisht gjatë takimit nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Metani dhe Parson e Webb nga Zyra e Hetimeve të Sjelljes Gjyqësore.

Pjesë e vizitës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Londër ishte edhe një takim në Ministrinë e Jashtme britanike, me drejtoren për Ballkanin Perëndinor, Madeline Knox.

Pasi i bëri një prezantim të funksioneve e rolit të ILD-së në sistemin e drejtësisë, Metani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për shtetin e së drejtës dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Knox vërejti se marrëdhënia me Shqipërinë është shumë e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar, që ka investuar për këtë sepse e konsideron një partneritet të rëndësishëm edhe për të ardhmen.

Metani dhe Knox bashkëndanë qëndrimin e përparimit të Shqipërisë në fusha prioritare siç është lufta kundër korrupsionit, shteti i së drejtës dhe besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani dhe delegacioni i ILD-së u mikpritën në ambasadën e Shqipërisë në Lodër nga ambasadori, Uran Ferizi. Pasi falenderoi ambasadorin për mbështetjen në organizimin e kësaj vizite, Metani u informua nga Ferizi mbi punën e Ambasadës sonë në mbrojtje të interesave të Shqipërisë e shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe kontributin britanik për përparimin e vendit tonë.

Ju sugjerojmë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Para
Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

Paraqitet në SPAK kreu i ARRSH, Gentian Gjyli

Nga qershori nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë

Nga qershori nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë

I shkaktoi shtetit 3 milion euro dëm së bashku me 6 persona, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

I shkaktoi shtetit 3 milion euro dëm së bashku me 6 persona, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

TE FUNDIT

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
25 Nëntor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com