Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Forcimi i kapaciteteve të SPAK”,- Altin Dumani në Angli, diskutohet bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit 

2024/07/01 at 8:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Forcimi i kapaciteteve të SPAK”,- Altin Dumani në Angli, diskutohet bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit 

Në përfundim të vizitës tri ditore në Londër, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion zbardh takimet e kryeprokurorit të këtij institucioni. 

Dumani u takua me z. Stuart Skeates, Drejtor i Përgjithshëm i Operacioneve Strategjike në Ministrinë e Brendshme (Home Office), z. Greame Biggar, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA), zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Kurorës Mbretërore, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtuesve të Policisë Britanike, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit (Metropolitan Police), dhe forcës policore të qytetit të Londrës (City of London Police). 

Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkëmbimin e të dhënave, organizimin e skuadrave të përbashkëta hetimore, hetimin financiar dhe forcimin e kapaciteteve analitike të SPAK. Palët ranë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin e tyre në shkëmbimin e të dhënave në kohë reale dhe organizimin e operacioneve të përbashkëta me qëllim goditjen e krimit të organizuar ndërkombëtar. 

Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, vlerësoi maksimalisht rëndësinë e këtyre takimeve të cilat do të ndihmojnë në rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së SPAK dhe do të përmirësojnë aftësitë hetimore dhe analitike të kësaj strukture, thuhet në njoftimin e SPAK. Dumani u shpreh se “bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një element kyç në strategjinë e SPAK për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri dhe rajon”. 

Zyrtarët e lartë britanike vlerësuan me nota mjaft pozitive veprimtarinë e deritashme të SPAK dhe theksuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur këtë institucion në përmbushjen e misionit të tij ligjor në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar. 

Dumani, u ftua gjithashtu edhe nga Instituti Mbretëror për Studime të Mbrojtjes dhe Sigurisë (RUSI) në një tryezë të përbashkët të organizuar në bashkëpunim me Dr. Andi Hoxhaj OBE, profesor në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL). Zoti Dumani bëri një prezantim të aktivitetit të SPAK në prani të përfaqësuesve të Ministrisë se Jashtme (Foreign, Commonwealth & Development Office), agjencive ligjzbatuese britanike, shoqërisë civile dhe botës akademike me pjesëmarrës nga disa prej universiteteve më të njohura britanike. 

Prezantimi u fokusua në punën dhe vështirësitë e SPAK dhe rëndësinë e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dr. Zhilla, Këshilltari Ligjor pranë kabinetit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, prezantoi disa nga sfidat që lidhen me hetimin e grupeve kriminale shqiptare dhe rëndësinë e një qasjeje të përbashkët në hetimin e krimit të organizuar shqiptar, i cili tashmë ka shtrirë aktivitetin e tij kriminal dhe bashkëpunimin në tregjet kryesore kriminale në botë. 

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përforcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Arritjet kryesore të kësaj vizite përfshijnë forcimin e lidhjeve dhe një strategji me konkrete në fushën e bashkëpunimit midis palëve të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm efektivitetin e hetimeve dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, vizita kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit tek institucione te ndryshme britanike rreth rolit dhe rëndësisë së luftës së SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë këtu jo vetëm agjencitë ligjzbatuese por edhe përfaqësues te shoqërisë civile dhe botës akademike. 

Ju sugjerojmë

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
Para
Marrëveshja për emigrantët/Kadare për “La Stampa”: S’kuptoj ku qëndron problemi? Shqipëria dhe Italia të bashkuara 

Ndahet nga jeta shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare 

Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës 

Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës 

Shuhet Ismail Kadare! Kush ishte kolosi i letrave shqipe, kandidat për “Nobel” dhe fituesi i çmimeve të shumta ndërkombëtare 

Shuhet Ismail Kadare! Kush ishte kolosi i letrave shqipe, kandidat për “Nobel” dhe fituesi i çmimeve të shumta ndërkombëtare 

TE FUNDIT

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
9 Qershor, 2025

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Dobrindt flet për rritje të dhunës midis ekstremistëve të rinj. Ai beson se përgjegjësia bie...

Lexo më shumë

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
9 Qershor, 2025

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se këmbimi i të burgosurve të luftës – për të cilin u pajtua me Ukrainën...

Lexo më shumë

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
9 Qershor, 2025

Mbrëmjen e nesërme, Kombëtarja Shqiptare do të zbres sërish në fushën e blertë ku do të përballet me Letoninë, ndeshje...

Lexo më shumë

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
9 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Letoninë në transfertë. Tekniku kuqezi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com