Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forcat izraelite zgjerojnë ofensivën në Rafah

2024/05/31 at 4:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Forcat izraelite zgjerojnë ofensivën në Rafah

Forcat izraelite goditën të premten objektiva në gjithë territorin e Rripit të Gazës, përfshirë sulme ajrore në qytetin e Rafahut, ku tani është përqendruar ofensiva ushtarake e Izraelit.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press të paktën 12 persona u vranë në dy sulme ajrore të premten, mes së cilëve dy fëmijë dhe katër gra.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj “po vazhdojnë operacionet ushtarake” në zonën e Rafahut dhe se kanë gjetur raketa-hedhës, armë dhe tunele nëntokësore në qendër të qytetit.

Ofensiva e zgjeruar e Izraelit në Rafah ende nuk cilësohet si “operacion madhor” nga administrata e Presidentit Biden, sipas një prej zëdhënësve të Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

“Në bazë të fakteve në terren, ende nuk kemi parë operacion të madh në Rafah,” deklaroi zëdhënësi Patel të enjten. “Kemi qenë të qartë se çfarë nuk është, nuk bëhet fjalë për operacion të madh ushtarak.”

Ndërkohë, në një takim të tensionuar, këshilltari izraelit për sigurinë kombëtare njoftohet t’u ketë thënë familjeve të pengjeve të enjten se qeveria e Izraelit nuk është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për lirimin e tyre dhe se nuk ka një plan të dytë.

Ky takim erdhi një ditë pasi zyrtari i lartë izraelit Tzachi Hanegbi tha se parashikon që lufta të zgjatë edhe shtatë muaj të tjerë në përpjekje për të shkatërruar kapacitetet ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe grupeve tjera militante që operojnë në Gazë.

Sipas familjarëve të pengjeve që ishin në takim me zotin Hanegbi, ai u ka thënë atyre se e vetmja shpresë për arritjen e një marrëveshjeje është përmes trysnisë publike. Anketat që masin opinionin publik duhet të dëshmojnë që shumica e izraelitëve janë pro përfundimit të luftës në këmbim të kthmit të pengjeve, citohet të ketë thënë zoti Hanegbi, sipas agjencisë Associated Press.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për ndihma paralajmëroi se operacioni ushtarak i Izraelit në Rafah ka kufizuar shumë futjen e ndihmës humanitare dhe po rrezikon të shkaktojë “një nivel të njëjtë katastrofik të urisë” si në pjesën veriore të Gazës.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric u tha gazetarëve të enjten se niveli i urisë në pjesën qendrore dhe jugore të Gazës “po përshkallëzohet me shpejtësi.”

Komanda Qendrore amerikane njoftoi se ushtria amerikane nuk ka hedhur ndihmë nga ajri në Gazë që nga 9 maji. Zyrtarë të Pentagonit kanë fajësuar motin e përkeqësuar dhe ofensivën e Izraelit në Rafah. Mungesa e ndihmave nga ajri ndodh në një kohë kur porti i përkohshëm i ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara pësoi dëmtime të mëdha për shkak të erërave të forta dhe detit të trazuar, një javë pasi u ndërtua./ VOA

Ju sugjerojmë

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
Bota

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

27 Korrik, 2025 10:30 pm
Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
Kryesore

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

27 Korrik, 2025 10:08 pm
Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
Bota

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

27 Korrik, 2025 9:59 pm
U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
Aktualitet

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

27 Korrik, 2025 9:44 pm
Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit
Aktualitet

Shkodër/ Gjendet një trup i pajetë në ujërat e liqenit

27 Korrik, 2025 9:31 pm
Meloni: Vizita e Zelensky-t në Paris minon unitetin europian
Bota

Marrëveshja tregtare SHBA-BE, reagon Meloni: Hap pozitiv, por …

27 Korrik, 2025 9:24 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

27 Korrik, 2025 9:04 pm
Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave
Bota

Izraeli pezulloi luftimet, Netanyahu: Do lejojmë minimumin e nevojshëm të ndihmave

27 Korrik, 2025 8:37 pm
A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?
Bota

A po prodhon Rusia më shumë armë se NATO-ja?

27 Korrik, 2025 8:19 pm
Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare
Bota

Trump ndan lajmin: SHBA dhe BE arritën një marrëveshje tregtare

27 Korrik, 2025 8:02 pm
Para
Rama shtyn takimi me shqiptarët e Anglisë

Rama shtyn takimi me shqiptarët e Anglisë

NATO fillon zyrtarisht procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës

NATO-ja e gatshme për mbështetje afatgjate për Ukrainën

“Të dua babi”/ Ivanka Trump mbështet të atin, pasi u shpall fajtor se pagoi aktoren e filmave për të rritur

"Të dua babi"/ Ivanka Trump mbështet të atin, pasi u shpall fajtor se pagoi aktoren e filmave për të rritur

TE FUNDIT

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
27 Korrik, 2025

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia...

Lexo më shumë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
27 Korrik, 2025

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të...

Lexo më shumë

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
27 Korrik, 2025

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i...

Lexo më shumë

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë

U fut në det dhe nuk doli më në breg, zhduket 57-vjeçari portugez në Sarandë
27 Korrik, 2025

Një 57-vjeçar portugez është zhdukur në zonën e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë. Sipas policisë, teksa turisti po pushonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com