Forcat izraelite kanë deklaruar se ushtria e tyre po kryen një operacion kundër Hamasit në spitalin Al-Shifa në Gaza. Një dëshmitar okular brenda spitalit tha për BBC News se panë tanke dhe ushtarë komando që hynë në departamentin kryesor të urgjencës.
Zyra për media e qeverisë së Hamasit ka lëshuar një deklaratë duke e quajtur sulmin e Izraelit në spitalin e Gazës një “krim lufte”, një “krim moral” dhe një “krim kundër njerëzimit”.
Ai tha se 9,000 pacientë, staf mjekësor dhe civilë të zhvendosur ishin në spital kur bastisja ndodhi gjatë natës.
Në një video në X, nga Qendra e Informacionit Palestinez, udhëheqësi i Hamasit, Izzat al-Rishq tha se Izraeli sulmoi një objekt civil, jo një instalim ushtarak.
Në një deklaratë të mëparshme, Hamasi tha se po mbante përgjegjës Uashingtonin dhe presidentin e SHBA Joe Biden për bastisjen.
Si Izraeli ashtu edhe SHBA-ja pretendojnë se Hamasi – një grup terrorist i ndaluar në SHBA, MB dhe BE – ka një bazë komanduese nën Al-Shifa, të cilën Hamasi e mohon./Opinion.al