Forcat irakiane thanë se po luftojnë shtëpi më shtëpi në Qytetin e Vjetër të Mosulit dhe i janë afruar xhamisë në të cilën grupi Shteti Islamik e kishte shpallur ‘kalifatin’ më 2014.
Iraku nisi operacionin më 19 shkurt dhe rimori Mosulin perëndimor, dhe bastioni i fundit i grupit mbeti Qyteti i Vjetër.
“Forcat tona janë 800 metra larg xhamisë”, tha kapiteni Firas al-ZuWaidi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.