Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për kualifikimin në Euro 2024.
Në një postim në faqen zyrtare, ambasada shkruan: “Urime Shqipërisë për kualifikimin në #EURO2024! Ambasada e SHBA në Tiranë brohoret me të madhe për Shqipërinë! Forca #EkipiShqiptar”.
Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 pas një barazimi 1-1 me Moldavinë.