Dikur një zë i bukur i muzikës “Country”, Taylor Swift sot sundon botën e Popit, e në listën me 100 emra të “Forbes”-it ka lënë prapa të mëdhenj të “showbiz”-it si Adele, që radhitet e nënta me 80.5 milionë dollarë; Madonna e 12-a me 76.5 milionë USD, Rihanna e 13-a me 75 milionë USD; apo Katie Perry, që nuk shkon dot më lart se vendi i 63-të me 41 milionë dollarë fitime. Biondja simpatike ka plot 170 milion të ardhura në vit.
Kim Kardashian, nga ana tjetër, e sheh të zbehet pak në këtë drejtim statusi i saj i yllit, me vendin e 42-të në listë dhe me fitime prej 51 milionë dollarësh. Renditja e 100 yjeve më të kamur është hartuar në bazë të fitimeve të tyre bruto nga qershori i 2015-s deri në qershorin e këtij viti.
Të dhënat e “Forbes”-it mbështeten te shifrat e industrisë, personave të saj të brendshëm në të, apo dhe vet yjeve të interesuar.