Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Forbes”: Ja 7 të vërtetat e frikshme për Putin

2016/01/09 at 10:42 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Forbes”: Ja 7 të vërtetat e frikshme për Putin

Lëvdatat në distancë ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk kanë tingëlluar edhe aq mirë tek amerikanët, ku mediat vendase, për ditë me radhë i kanë cilësuar konsideratat reciproke mes tyre si elozhe.

Lavdërimi që Putin i bëri Trumpit, si “një njeri shumë i shquar dhe padyshim i talentuar”, i është kthyer menjëherë nga kandidati republikan për President, i cili e konsideroi shefin e Kremlinit, si një njeri shumë të respektuar, jo vetëm në vendin e tij, por edhe më gjerë.

Revista “Forbes” ka realizuar një shkrim, ku në vetëm 7 pika paralajmëron kandidatin republikan se, Vladimir Putin nuk është ashtu siç duket. Putin “vret gazetarët, vret kundërshtarët politikë dhe…pushton vendet”.

Së pari – liston “Forbes”, – Trump duhet të dijë se Putin ishte ai, që urdhëroi luftën kundër Ukrainës, që sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara ka vrarë më shumë se 9.000 vetë dhe ka lënë të plagosur 21 mijë të tjerë. Ushtarë dhe civilë po vriten çdo ditë, pavarësisht një ujdie mes Kievit dhe Moskës. Ndërkaq, më shumë se gjysmë milion njerëz janë zhvendosur dhe pothuajse 4 milionë po jetojnë mes dëshpërimit.

Së dyti, Trump duhet të dijë – shkruan “Forbes”, – se Putin i ka shpallur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n si armiq, që kanë tendenca të qëllimshme ndaj Rusisë.

Së treti, Trump duhet të marrë parasysh të gjitha dyshimet, që lidhin Putinin me shpërthimet në disa ndërtesa në Moskë në shtator të vitit 1999, ku më shumë se 300 vetë u vranë dhe 1.700 u plagosën. Bombardime këto, që i hapën rrugë luftës çeçene, e pas gjithë këtyre zhvillimeve Putin u zgjodh President në vitin 2000.

Së katërti – liston “Forbes”, – Trump duhet të kuptojë se, Putin nuk heziton të gënjejë publikisht në lidhje me çështje të rëndësishme politike, të tilla si deklarata për shtyp në prill, kur tha se “nuk kishte më trupa ruse në Ukrainë”. Ndërkohë që këtë deklaratë, ai e tërhoqi në një konferencë për shtyp në dhjetor të 2015-s.

Ndërkohë së pesti, revista “Forbes” i kujton Trumpit se, Rusia listohet si vendi i 7 në botë, pas Pakistanit, si vendi më i rrezikshëm për gazetarët. Iraku dhe Siria janë në krye, ndërsa Rusia është i vetmi vend europian në këtë listë.

Së gjashti, por jo më pak i rëndësishëm, është fakti se, nën udhëheqjen e Putinit, në Rusi ka pasur të paktën 8 vrasje politike me rëndësi kombëtare, pa llogaritur vrasjet e politikanëve në rajone të ndryshme të vendit, raporton Tch.

Së fundi, “Forbes” e mbyll me faktin se, Putin dhe paria e tij kanë vjedhur një pjesë të madhe të pasurisë së Rusisë. Me siguri, ky artikull i prestigjiozes amerikane nuk është një mesazh vetëm për Donald Trump, por kërkon të sjellë në vëmendjen e lexuesve, anët e errëta të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Ju sugjerojmë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Para
Lajm i mirë për femrat që bëhen nëna në moshën 30 vjeç

Lajm i mirë për femrat që bëhen nëna në moshën 30 vjeç

Pse njerëzit po shesin bizhuteri të tyre?

Pse njerëzit po shesin bizhuteri të tyre?

Manjani-prokurorëve: Hetoni zyrtarët, niseni nga unë

Manjani-prokurorëve: Hetoni zyrtarët, niseni nga unë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
7 Korrik, 2025

Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon se atje kishte njohur një 78-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com