TIRANE- Fondi Monetar është shprehur për herë të parë edhe për partneritetin publik privat të TVSH-së. “Do të jetë e rëndësishme të forcohen kapacitetet për zbatimin e projekteve të investimeve publike dhe të garantohet se ndikimi i çdo projekti të ri Partneritet Publik Privat në llogaritë fiskale po vlerësohet në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare”, është shprehur zv.drejtori për Menaxhimin në FMN.
Sipas FMN-së politikat monetare të Bankës së Shqipërisë kanë qenë të përshtatshme, ndërsa theksohet se“forcimi i besueshmërinë së saj dhe ruajtja e pavarësisë, mbetet kritike për përmbushjen e mandatit të saj“.