Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fluturimet drejt Vjenës, Konkurrenca i kërkon Aviacionit Civil të ndërhyjë për çmimet abuzive

2018/06/27 at 5:19 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Fluturimet drejt Vjenës, Konkurrenca i kërkon Aviacionit Civil të ndërhyjë për çmimet abuzive

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë procedurën e hetimit paraprak në tregun e transportit ajror të pasagjerëve ndaj ndërmarrjes Austrian Airlines, duke dhënë disa rekomandime për analizën e çmimeve për operatorët me pozitë dominuese dhe rritjen e transparencës ndaj pasagjerëve.


Konkurrenca thotë se Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) ka tagrin ligjor që të marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e tarifave dhe praktikave diskriminuese, çmimeve abuzivisht të larta si rezultat i një pozite dominuese dhe çmimeve abuzivisht shumë të ulëta.

Por, AAC nuk disponon një metodologji për të kryer këtë vlerësim, ndaj Konkurrenca i ka rekomanduar që brenda 90 ditëve AAC duhet të kryejë analizën e çmimeve të aplikuara nga transportuesit ajrorë me pozitë dominuese në treg, për të parandaluar tarifat dhe praktikat diskriminuese, çmimet abuzivisht të larta si rezultat i një pozite dominuese dhe çmimet abuzivisht shumë të ulëta. Krahas analizës, Aviacioni Civil duhet të hartojë një metodologji për llogaritjen e kostove të ndërmarrjeve për krahasimin e çmimeve abuzivisht të larta dhe praktikave diskriminuese.

Konkurrenca ka paralajmëruar ndërkohë se ajo do të monitorojë për një vit sjelljen e Austrian Airlines, duke raportuar pranë Autoritetit të Konkurrencës çdo 4 muaj në lidhje me çmimet që ka aplikuar, numrin e ankesave që ka pasur, raste të overbooking.

Pozita Dominuese e Austrian Ailines në linjën Tiranë-Vjenë

Austrian Airlines vepron e vetme në linjën direkte Tiranë – Vjenë (TIA-VIE) , Vjenë – Tiranë (VIE-TIA) dhe konkurrenca vlerëson se kompania ka pozitë dominuese në linjën direkte Tiranë – Vjenë dhe anasjelltas.

Autoriteti ka analizuar dhe strukturën e kostos së biletës për në Vjenë. Taksat përfaqësojnë deri 25% të çmimit total të biletës. Tarifa mesatare e çmimit të biletave Tiranë – Vjenë dhe anasjelltas për vitin 2016 është 156 euro, ndërsa për vitin 2017 kjo tarifë është 161 euro. Rritja e lehtë e çmimit mesatar të biletave nga 2016 në 2017 sipas ndërmarrjes Austrian Airlines vjen nga rritja e kërkesave në fluturim për këtë linjë.

Nga krahasimi i çmimit të biletave të avionit me vendet e rajonit për udhëtime vajtje-ardhje rreth datave 4 deri më 11 qershor drejt të njëjtit destinacion, Vjenës me të njëjtën linjë ajrore Austrian Airlines, për nisje nga Tirana është 190 euro, përkatësisht 7.7% më i lartë se mesatarja e vendeve të rajonit (pa Shqipërinë).

Prishtina rezulton të jetë vendi me çmimin e biletave më të lartë në rajon me 198 euro, ose 12.3% më të lartë se mesatarja. Çmimin më të lirë të biletave drejt Vjenës e ka Shkupi (160 euro), ose 9.3% më lirë se mesatarja e rajonit. Ndërsa Mali i Zi e ka çmimin pothuajse sa mesatarja e rajonit. Gjithashtu duhet marrë parasysh se Shqipëria dhe Kosova kanë vetëm një aeroport, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë nga dy aeroporte, ndërsa Kroacia ka tetë aeroporte.

Linja ajrore Austrian Airlines ofron udhëtim direkt për në Vjenë (pa ndalesë), ndërsa linjat e tjera që e ofrojnë këtë mundësi janë udhëtime jo direkte (me një ndalesë) dhe në rastin tonë janë të pazëvendësueshme. Pra udhëtimi direkt me Austrian Airlines mbetet alternativa më e mirë për konsumatorët duke qenë se është linjë direkte dhe nuk ka humbje kohe për ta. Gjithashtu duhet pasur parasysh se në formimin e çmimit, duhen marrë në konsideratë dhe taksat aeroportuale dhe çmimi i karburantit të avionëve që janë të ndryshme në vende të ndryshme.

Aviacioni Civil të analizojë kostot

Konkurrenca thotë se në bazë të nenit 11 të Kodit Ajror, përcaktohet qartë se çmimet e transportit ajror vendosen lirisht nga tregu dhe transportuesit ajrorë informojnë publikun për të gjitha tarifat ajrore për pasagjerët, postën dhe ngarkesat. Në këtë nen përcaktohet dhe detyrimi për Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC) që të marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e tarifave dhe praktikave diskriminuese, çmimeve abuzivisht të larta si rezultat i një pozite dominuese dhe çmimeve abuzivisht shumë të ulëta.

Për të bërë të zbatueshme kontrollin e tarifave shumë të ulëta apo shumë të larta që aplikohen nga transportuesit ajror me pozitë dominuese në treg ndaj pasagjerëve, në zbatim të këtij neni të Kodit Ajror, Ministri duhet të miratojë rregullore për përcaktimin e rregullave të hollësishme.

Lidhur me miratimin e akteve nënligjore nga ana e Ministrit i është kërkuar informacion AAC me shkresën Nr. 67 Prot., datë 29.01.2018. Sipas përgjigjes së AAC nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është miratuar vetëm Udhëzimi Nr. 17, datë 02.09.2010 “Mbi rregullat e zbatueshme të operimit në fushën e shërbimeve ajrore”. Ndërsa lidhur me ekzistencën e ndonjë metodologjie për llogaritjen e kostove të ndërmarrjeve, për krahasimin me çmimet abuzivisht të larta dhe praktikat diskriminuese, AAC në përgjigjen e saj shprehet se nuk ka një metodologji e tillë.

Pra, për të parandaluar tarifat dhe praktikat diskriminuese, çmimet abuzivisht të larta si rezultat i një pozite dominuese dhe çmimet abuzivisht shumë të ulëta, AAC duhet të kryejë analizën e çmimeve të aplikuara nga transportuesi ajror me pozitë dominuese në treg, siç është rasti i ndërmarrjes Austrian Airlines. Pas kryerjes së analizës së çmimit të aplikuar nga ndërmarrja me pozitë dominuese, AAC duhet të vlerësojë nëse kjo ndërmarrje aplikon çmime shumë të larta apo shumë të ulëta në treg. Siç përmendëm edhe më lart, AAC nuk disponon një metodologji për të kryer këtë vlerësim. Gjithashtu, edhe në Udhëzimin e Ministrit Nr. 17, datë 02.09.2010 “Mbi rregullat e zbatueshme të operimit në fushën e shërbimeve ajrore”, nuk është parashikuar rasti i aplikimit të çmimeve abuzivisht të larta apo çmimeve abuzivisht shumë të ulëta, si rezultat i një pozite dominuese të ndërmarrjes në treg.

Të rritet transparenca

Konkurrenca rekomandon që ndërmarrja Austrian Airlines, për shkak të pozitës së saj dominuese në treg, duhet të jetë sa më transparente me pasagjerët e saj dhe t’i informojë ata (paraprakisht kur është e mundur) për anulimin e fluturimit, ndryshimin e orarit etj. Gjithashtu, ndërmarrja Austrian Airlines, si i vetmi transportues ajror për linjën direkt Tiranë – Vjenë dhe anasjelltas, duhet të minimizojë sa më shumë tregtimin e biletave mbi kapacitetin e avionit, sidomos gjatë sezonit të lartë, për të shmangur ndonjë sjellje të mundshme antikonkurruese në treg, e cila i vendos pasagjerët në kushte të pafavorshme konkurrence.

Transportuesi ajror (Austrian Airlines) duhet t’i sigurojë pasagjerëve që pranë kontrollit të biletave (check-in desk) dhe pranë portës së hyrjes (boarding gate) të kenë një njoftim të lexueshëm dhe të qartë lidhur me të drejtat e tyre, i cili duhet të ekspozohet në mënyrë të dallueshme për pasagjerët./Lapsi.al

 

Etiketa: aviacioni civilcmimet abuzivefluturimet drejt vjeneskonkurrenca


Ju sugjerojmë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën
Aktualitet

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën

3 Korrik, 2025 7:16 pm
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit
Aktualitet

Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit

3 Korrik, 2025 6:45 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
Para
VIDEO OPINION/ Negociatat, çfarë vendimi u mor?

VIDEO OPINION/ Negociatat, çfarë vendimi u mor?

Grezda: Jam gati për Kombëtaren

Grezda: Jam gati për Kombëtaren

‘Toyota Yaris’ me 3.4 milionë euro, Balla kallëzon penalisht Bashën

‘Toyota Yaris’ me 3.4 milionë euro, Balla kallëzon penalisht Bashën
















TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com