Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se pala greke këtë vit ka marrë masa më të mira ndryshe nga vitet e tjera.
Nga Kakavija, ku ishte prezent për të inspektuar hyrje-daljet për festa, Hoxha i bëri thirrje që të gjithë qytetarët të zbatojnë udhëzimet e policisë së shteetit gjatë kalimit në pikat kufitare.
Gjatë një deklarate për media, ai tha se pati takime me përfaqësues të palës greke.
“Sot bashkarisht me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtorin e departamentit të Policisë Kufitare vizituam pikën kufitare të Kakavijës. Në inspektim pata mundësinë të takoja edhe drejtuesit e policisë greke që ndava disa shqetësime. Javën e kaluar pata një bisedë me ambasadoren greke mbi planin e masave për të përballuar fluksin e qytetarëve shqiptarë në pikën kufitare Kakavijë dhe pikat e tjera. Masat janë marrë në përballimin e këtij fluksi.
Bashkë me drejtuesin e policisë greke vizituam edhe qendrën e kordimimit, e cila është ngritur në zbatim të marrveshjeve ndërqeveritare, funskionon si e tillë në bashkëpunim me forcat greke dhe shqiptare. Falënderoj përfaqësuesit e Frontex-it. Në bazë të marrëveshjes që kemi nënshkruar me Frotenx-in dhe qeverisë shqiptare për migracionin e paligjshëm. Kemi pasur suksese në nivele shumë të mira, emigracioni i paligjshëm është ulur deri në 60%.
Bashkëpunimi midis policive është i ndërsjelltë ka prioritet lehtësimin e lëvizjes së qyterarëve. Ketë vit kemi një përmirësim sa i përket menaxhimit të kalimit të qytetarëve në pikat kufitare”, tha ai.