Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Clearëater, Florida, ku një 34-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri gruan dhe më pas ka rrëmbyer vajzën e tij 8-vjeçare.
Mediat në SHBA shkruajnë se autori i krimit është identifikuar si shtetasi Renato Muhaj, i cili i ka marrë jetën Suela Saliajt, 32 vjeçe.
Gjithashtu raportohet se Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.
Kur oficerët kanë hyrë në banesën e Muhajt, ata gjetën të vdekur Suela Saliajn dhe asnjë shenjë të 8-vjeçares, Alesia Muhaj e cila ishte rrëmbyer nga i ati.
Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.
Ai akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe rrëmbim të fëmijëve.
Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende, por dyshohet se çifti jetonte në vende të ndara nga njëri-tjetri./Opinion.al