TIRANË- Flori Mumajesi e ka dhënë dëshminë e tij lidhur me incidentin e të shtunës pas përfundimit të “Kënga Magjike”. Dëshmia e tij është marrë nga oficerët e policisë natën e së shtunës dhe zbardhet sot për herë të parë.
Dëshmia e tij është e kundërt me atë të Stine. Flori ka deklaruar se nuk është vetëplagosur por se e ka goditur për motive banale kolegu i tij. Ai e cilësoi ngjarjen “për xhelozi profesionale”.
Flori ka dëshmuar se ka qenë Stine që e ka sulmuar në dalje të Pallatit të Kongreseve, duke e goditur me grushte dhe një gotë qelqi. Më pas, kur është rrëzuar në tokë, ka goditur dhe kokën, në pjesën e pasme. Flori nuk ka dhënë më shumë detaje rreth incidentit, duke thënë që gjithçka ka ndodhur për shkaqe banale. Dëshmia e Stine në polici