Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fletorja e fshehur me poezi e Gonxhe Bojaxhiut

2016/09/04 at 2:32 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Fletorja e fshehur me poezi e Gonxhe Bojaxhiut

Kujtimet e të vëllait, Lazrit: Fëmijëria dhe largimi nga Shkupi


“Ajo ishte një vajzë normale, mbase pak e tërhequr dhe e rezervuar, por kishte shumë miq. Ajo kalonte një pjesë të madhe të kohës me ta dhe ata shpesh vinin në shtëpinë tonë. Talenti i saj në shkollë u shqua që në vitet e para në klasë, gjithnjë e gatshme për t’i ndihmuar të tjerët.

Më kujtohet që ajo kishte një shoqe të ngushtë, e bija e doktor Milkoviqit. Si vajzë e re kishte prirje për poezi, shkruante vjersha të shkurtra që ua lexonte të gjithëve”, kështu e kujton të motrën Anjeze Gonxhe Bojaxhi, i vëllai Lazri. Në kujtimet dhënë për biografin e saj, Dom Lush Gjergji, teksa flet për fëmijërinë, ai sjell pasazhe nga jeta e shenjtores shqiptare. “Ajo ishte shumë e hapur dhe e përzemërt me shoqet, kurse me meshkujt disi e druajtshme. Mirëpo ajo ishte e shoqërueshme me të gjithë, pa ndonjë përjashtim feje, gjuhe a kombësie. Kurrë nuk më ka rënë ta shoh të mos i dëgjojë prindërit.

Nëna shpesh më thoshte: ‘Bëhu si Gonxhja, anise është më e re se ti!’. Nëna gjithnjë kërkonte nga ne të ishim të rregullt dhe të urtë. Për çdo mbrëmje na duhej që me rend t’i pastronim këpucët, Agia, unë dhe Gonxhja. Shpesh e lusja: ‘Të lutem Gonxhe, pastroji sot për mua …’, sepse për mua si djalë më dukej turp të bëja disa punë, sillesha si Zot. Dhe ajo ma kthente: ‘Ani vëlla, do ta bëj për ty!’. Kur bëja ndonjë sherr dhe ajo e zbulonte këtë, e mbante për vete.

Besoj se nëna e ndiente se Gonxhja ishte me bindje religjioze. Më kujtohet kur i thoshte se me dëshirë do të qëndronte tërë jetën me Gonxhen dhe frigohej se do ta humbte për dy arsye: shëndeti i saj i lig dhe kushtrimi i saj ndaj Zotit. Për këtë arsye ajo e donte më shumë Gonxhen, por kur Zoti e ftoi, ajo ia dha Atij duarhapur …”, kujton Lazri.

tereza2

Përpos mësimit, Gonxhja merrte pjesë aktive edhe në aktivitete bashkiake të famullisë, ajo këndonte në kor, recitonte në teatrin e qytetit, si dhe në shfaqje të festivaleve të ndryshme të famullisë, ku vallëzonte, shkruante shumë vjersha dhe i binte mandolinës. Për të, si dhe për familjen Bojaxhiu, famullia ishte një shtëpi e dytë. Ndikimi i saj më i madh ishte arkipeshkvi i Shkupit, imzot Lazër Mjeda, që ishte mik i familjes Bojaxhiu, të cilën ai e vizitonte shpesh. Përsos shkollës në famulli, kishte gjithashtu dhe mësim të katekëzës, këndimit, dramës, teatrit të vogël dhe shumë aktiviteteve të tjera. Më 1924-n, atë Cepetiqi u shkroi prapë eprorëve të vet në Zagreb këtë letër: “Falënderoj Zotin, nuk kam probleme me nxënësit e gjimnazit. Ata vijnë të mbushur me shpresë dhe unë bëj çmos për t’i ndihmuar.

Po të mos jem në gjendje t’u gjej libra për katekizëm, do t’u huazoj të miat. Nganjëherë gjatë javës mbaj edhe nga dhjetë orë mësim, pasi kam mbetur prapa në këtë lëndë dhe dua ta plotësoj dhe të bëj ç’është e mundur. Pas shkollës fillore fëmijët vijnë tek unë dy herë në javë për mësime të katekizmit dhe nganjëherë i mbaj edhe të dielave pas meshës …” Gonxhe Bojaxhi e ndihmonte priftin madje edhe në katekizim, pasi ajo vetë përkthente nga serbokroatishtja në shqip, sepse shumicës së fëmijëve, duke mos e kuptuar gjuhën, e kishin të vështirë të ndiqnin mësimet e katekizmit në famulli. Për të vëllain, Lazrin, Gonxhja u rrit në oborrin e kishës. “Kishte diçka që për të ishte më me rëndësi se çdo gjë tjetër: kisha.

Ne jetonim shumë afër kishës katolike të Shkupit dhe kur ishim të vegjël, prifti i famullisë ishte shqiptar. Herë-herë më dukej sikur nëna dhe motrat e mia jetonin në kishë. Ato ishin shumë të përshpirtshme dhe gjithmonë të gatshme të zgjasnin dorën për të ndihmuar. Sa ishte gjallë babai shtëpia jonë i ngjante një vatre politike. Pas vdekjes së tij na mbante gjallë feja”, kujton Lazri. Më tej ai shton: “Kur dola nga shtëpia, Gonxhja nuk kishte mbushur 13 vjet. Ajo që atëherë ishte shumë e interesuar për punën e misionarëve. Sa herë vinin nga vendet e largëta, ajo kishte dëshirë t’i takonte dhe të fliste me ta. Njëri prej tyre një ditë i tha: Çdo njeri ka rrugën e vet, të cilën duhet ta ndjekë. Këto fjalë e prekën thellë në zemër motrën time. Jezuiti që zëvendësonte priftin shqiptar një ditë hapi një hartë në kishë në të cilën ishin shënuar të gjitha misionet.

Më kujtohet se edhe kjo gjë e preku shumë Gonxhen, pasi ajo erdhi menjëherë të më tregonte: “O vëlla, sikur të dije ku punojnë misionaret tona … çfarë jete bëjnë…”, kujton ai. Gonxhja shpesh i thoshte se “isha shumë e re pa mbushur dymbëdhjetë vjeç e rrethuar nga familja kur ndjeva dëshirën për t’iu dhënë krejtësisht Zotit. Gjashtë vjet kam medituar dhe jam lutur. Nganjëherë më dukej se po bëja gabim, se kjo nuk ishte thirrje, por më në fund u binda se isha e ftuar nga Zoti. Zonja jonë e Letnicës, Zoja Cërnagore më ndihmoi shumë për të arritur një vendim të tillë”. Duke u përballur me thirrjen, Gonxhja vendos të shkojë në Letnicë, për të gjetur paqen e brendshme.

Lorenc Antoni e kujton kështu: “Përpara se të arrinte deri te vendimi përfundimtar, se a do të bëhej murgeshë misionare apo jo, ajo tha: “Do të shkoj në Letnicë dhe do të qëndroj atje nja dy muaj”. Ishte viti 1927. Në Letnicë ajo bëri ushtrimet shpirtërore. Këtë përvojë e përsëriti edhe më 1928-n. Para se të merrte vendimin ajo kishte një fletore të tërë të mbushur me poezi. “Kush e di në do të lexoj e shkruaj më poezi”, do të shprehej. Dëshira e saj e hershme kishte qenë të bëhej mësuese. Lazri e kujton me trishtim kohën e largimit të saj nga Shkupi. E gjithë familja ishte e pikëlluar, sipas tij.

Ja si shkruan Lorenc Antoni në ditarin e tij për këtë ngjarje. “Në mbrëmjen e 25 shtatorit 1928, ne të gjithë u tubuam në shtëpinë e Gonxhes për t’i dhënë lamtumirën. Secili i kishte blerë ndonjë dhuratë të vogël, ndonjë laps, libër etj. Unë i dhurova një stilograf të artë, të cilën ajo e ruajti dhe e përdori për një kohë të gjatë më pas. Të nesërmen, më 26 shtator, ishte dita e largimit të saj.

Shumë kishin dalë për ta përcjellë, fëmijë, të rinj, pothuaj mbarë famullia, madje edhe shokët e shkollës. Të gjithë i kishin mbërthyer sytë mbi të, të gjithë të mbushur me pyetje të pathëna: cila do të ishte e ardhmja e kësaj vajze në Indi, një vend i huaj dhe aq i largët?

Unë u zgjova herët. Së pari, vajta në kishë dhe pastaj në stacion. Kisha blerë tri bileta për Zagreb (për Dranen, Agen dhe një për Gonxhen). Në stacionin e trenit të gjithë po qanin, dhe ajo po qante, ndonëse pak kohë më parë kishte thënë që nuk do ta bënte këtë. Edhe unë vetë kisha buzën në vaj, sapo mendoja se do të humbisja një kushërirë, një mike të mirë. Në çastin e nisjes ajo ma shtrëngoi fort dorën. Reagimi im ishte gati i ftohtë që të mos lejoja të pushtohej nga pikëllimi i nisjes. Treni u nis. Ne të gjithë valëvitnim shamitë, derisa treni u tret. Dielli ia kishte hedhur rrezet, duke u ndriçuar të tërën: ajo i ngjante një hëne që dalëngadalë humbet në lindjen e diellit …”.



Ju sugjerojmë

Berisha: Kreu i partisë së krimit mori epitetin e merituar si “Ramaduro” i Europës
Aktualitet

Berisha: Kreu i partisë së krimit mori epitetin e merituar si “Ramaduro” i Europës

26 Qershor, 2025 11:19 am
Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
Aktualitet

Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët

26 Qershor, 2025 11:08 am
PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën
Aktualitet

PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën

26 Qershor, 2025 11:02 am
Balla ironizon Berishën: Është fyerje kur minuta e heshtjes për Repishtin kërkohet nga një njeri që e akuzonte si spiun të Sigurimit
Aktualitet

Kërkesa e opozitës për Avokatin e Popullit/ Balla: Duhen 84 vota, kjo legjislaturë..

26 Qershor, 2025 10:59 am
Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit/Berisha: Rama s’pranon kandidaturën
Aktualitet

Opozita kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit/Berisha: Rama s’pranon kandidaturën

26 Qershor, 2025 10:51 am
“Institucionet të japin llogari në Kuvend”/ Bardhi debat me Spiropalin në seancë
Aktualitet

“Institucionet të japin llogari në Kuvend”/ Bardhi debat me Spiropalin në seancë

26 Qershor, 2025 10:39 am
Rama: Dogana Shqiptare, në gatishmëri 24/7 në çdo cep të territorit të vendit
Aktualitet

Rama: Dogana Shqiptare, në gatishmëri 24/7 në çdo cep të territorit të vendit

26 Qershor, 2025 10:29 am
11 maji/ Sokol Bizhga: Aplikuam metoda proaktive për një proces zgjedhor të qetë
Aktualitet

11 maji/ Sokol Bizhga: Aplikuam metoda proaktive për një proces zgjedhor të qetë

26 Qershor, 2025 10:22 am
Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
Aktualitet

SPAK jep pretencën për “Metamorfozën”, ja sa vite burg kërkoi për të pandehurit

26 Qershor, 2025 10:20 am
Aksidentoi 3 fëmijët me monopatina, arrestohet shoferi i makinës
Aktualitet

Aksidentoi 3 fëmijët me monopatina, arrestohet shoferi i makinës

26 Qershor, 2025 10:13 am
Para
Rrëfimi i Monica Besra: Si u shërova nga kanceri me bekimin e Nënë Terezës

Rrëfimi i Monica Besra: Si u shërova nga kanceri me bekimin e Nënë Terezës

19 vjeçarja hidhet nga mbikalimi në Golem

19 vjeçarja hidhet nga mbikalimi në Golem

Foto-galeri/Ja si pritet Kombëtarja në Shkodër

Foto-galeri/Ja si pritet Kombëtarja në Shkodër

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Berisha: Kreu i partisë së krimit mori epitetin e merituar si “Ramaduro” i Europës

Berisha: Kreu i partisë së krimit mori epitetin e merituar si “Ramaduro” i Europës
26 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka marrë epitetin e merituar si “Ramaduro” i...

Lexo më shumë

Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët

Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
26 Qershor, 2025

Janë skualifikuar gjashtë nga 13 kandidatët për garën e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ende nuk dihet...

Lexo më shumë

PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën

PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën
26 Qershor, 2025

Kolegji Zgjedhor Gjyqëzor, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që të zhvillohen e një herë...

Lexo më shumë

Kërkesa e opozitës për Avokatin e Popullit/ Balla: Duhen 84 vota, kjo legjislaturë..

Balla ironizon Berishën: Është fyerje kur minuta e heshtjes për Repishtin kërkohet nga një njeri që e akuzonte si spiun të Sigurimit
26 Qershor, 2025

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të Berishës dhe PD-së për moszgjedhjen e Avokatit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com