Pas lajmit për arrestimin e vëllait të Enkelejd Alibeajt, kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, nga policia gjermane me akuzën e vjedhjes me armë, Taulanti ka sqaruar të vërtetën në një prononcim marrë nga “Panorama Online”.
Kontaktuar me telefon, Taulant Alibeaj ka hedhur poshtë lajmet në media lidhur me faktin që ai është arrestuar për llogari të drejtësisë gjermane.
“Unë nuk e di se çfarë kanë shkruar mediat në Shqipëri, por unë mund t’ju konfirmoj me përgjegjësi të plotë se në këtë moment që jemi duke folur unë jam ulur dhe jam duke pirë një kafe në Gjermani. Unë nuk kam asnjë problem me policinë gjermane, dhe nuk jam ndaluar asnjëherë të vetme nga autoritete këtu, madje nuk kanë as makinë që të marr ndonjë gjobë” tha Taulant Aliebaj.