Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet Valbona Selimllari: Në jetë disa gjëra nuk kanë shkuar siç kam dashur, nuk dua të dështoj tek fëmijët

2017/12/20 at 11:19 AM
në InstaBIZ, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Flet Valbona Selimllari: Në jetë disa gjëra nuk kanë shkuar siç kam dashur, nuk dua të dështoj tek fëmijët

E shohim të hënave në karrigen e jurisë së spektaklit “Dance ëith me”. Si Missi i parë që ka sfiluar me bikini në skenën e Tiranës së ’90 ka eksperiencën e duhur për të gjykuar një performancë skenike. Për këtë arsye, Valbona Selimllari vazhdon të jetë e preferuara e kopertinave kur rrëfen jo vetëm sekretet e bukurisë, por edhe të nënës me shumë fëmijë.

Në një intervistë për revistën “Ëho” nga Eraldo Rexho, shoqëruar me foto të fotografit të saj të preferuar, Egest Xhoga, Valbona ka folur për jetën e saj jashtë ekranit si nënë e dedikuar e tre fëmijëve. “Shpesh momenti të sjell gjëra më të bukura sesa ato që ti i planifikon për një kohë të gjatë. Mua më duhet t’i organizoj për hir të fëmijëve, e për të njëjtën arsye nuk i dua destinacionet e largëta.

Jam bërë edhe frikacake që kur jam bërë nënë”, thotë ajo duke treguar se nuk i ka menduar kurrë Maldivet e as Arubën. Për të, qetësia janë tri buzëqeshje, në çdo breg qoftë, në çdo strehë qoftë. Mes shumë angazhimeve, prej muajsh ajo punon në Bashkinë e Tiranës si këshilltare për çështjet sociale.

“Pse duket i çuditshëm angazhimi im në Bashki për çështjet sociale?! Unë jam në ndihmë të njerëzve aty. Kjo është një gjë që më ka tërhequr, më ka pëlqyer ta bëj gjithnjë. Fakti që je në bashki do të thotë se ke mbështetje, pasi e vetme, sado të mundohesh, nuk ia del”.

Në këtë intervistë, ajo ka treguar se dikur ka dashur të marrë në shtëpi fëmijët e rrugës. Tani, që ka të vetët, thotë se po të kishte mundësi sërish do të birësonte. “Nëse nuk do të kisha pasur fëmijë, e sigurt që do të kisha birësuar. Ka skena e ngjarje që më kanë mbetur vragë në mendje.

Ende qaj kur i kujtoj, nuk kam mundur ta mbledh veten. Është shumë e vështirë”. Po cilat janë ambiciet e saj sa i takon botës së televizionit, ku ajo shfaqet me sezone? “Unë jam njeri pa ambicie dhe protagonizmin e kam minimal. Plus që e përditshmja, sa do të rrish brenda në skenë, nuk e shmang dot”.

Kur dritat e skenës fiken, kur ti mbyll derën dhe del prej aty, lajmet, informacioni, rrjetet sociale të vënë në kontakt me çfarë ndodh përreth. Nuk mund të jetosh në një kullë dhe të mendosh se bota shkëlqen si dritat e studiove televizive. Realiteti të ndjek kudo. Ajo që ne shohim në Instagram, ajo çfarë na shitet, nuk është realiteti.

Ai është realitet i gënjeshtërt. Shpesh bën edhe dëme”. Si për të qenë reale, Bona thotë se edhe kujdesin për pamjen e jashtme e ka minimal. “Kujdesi për veten është minimal. Minimalist. Më duhet pesë minuta kohë për të bërë pak make-up. Veshja nuk më shqetëson, nuk impenjohem. E përditshmja ime është impenjative për punën që kam, por jo për kujdesin për veten. Sigurisht, ka nevojë për më shumë kujdes sidomos për moshën, por unë jam edhe pak përtace.

Nga ana tjetër, i ngjaj babait se është shumë i mbajtur”, tregon ajo duke mos e fshehur që ndihet me fat. Po a është realisht e lumtur, apo buzëqeshja e saj në ekran është thjesht skenike? “Lumturia është çelësi i jetës.

Njeriu mund të ketë gjëra shumë të vogla që të mbushin jetën plot, ndaj varet nga këndvështrimi për lumturinë. Në përgjithësi jam e lumtur.

Por nëse s’do isha, do ta thosha? Kush e thotë?. Them se jam e lumtur pasi kam tre fëmijë si drita, që ma mbushin aq shumë jetën, sa të tjerat i vë në plan të dytë. Lumturia është brenda nesh. Kur nuk e gjejmë, kur nuk e ndiejmë, duhet vetëm të marrim frymë dhe të buzëqeshim me gjërat të vogla. Lumturia nuk vjen në zymtësi.

Në jetë, disa gjëra kanë shkuar si kemi dashur e ca gjëra nuk kanë shkuar ashtu. E vetmja gjë tek e cila nuk dua të dështoj, janë ata.

Mundohem, por s’e di sa do t’ia dal”, shprehet ajo. Sa për profesionet e jetës së fëmijëve nuk ka dëshirë t’i shohë në botën e televizionit, por nuk do t’i ndalojë, e as t’i shtyjë. Ka dëshirë t’i lërë të lirë, të lirë të bëjnë zgjedhjet e veta. “Ndonjëherë them sepo t’i kisha dëgjuar disa njerëz që më janë imponuar, do të kisha bërë mirë. Por jo, kam preferuar të bëj atë që kisha dëshirë. Jam prapë e kënaqur. Njësoj.

Ndaj nuk dua të ndërhyj në dëshirat e tyre”. Kështu tek i biri, Deni, sheh një arkitekt. “Më jep mendime për shtëpinë që janë shumë të vlefshme. E shoh që ka ide, është artist. Keni, djali tjetër, mund të jetë një menaxher shumë i mirë, është i shkathët, impulsiv.

Të dy e duan futbollin, por unë nuk e kam prioritet”. Vivi, ah, ajo është shumë e vogël ende. Por është e qartë.“Vivi ka lojë të preferuar formimin e figurave. Por është shumë e zgjuar, aq sa më lë pa fjalë.

Ju nuk e dini, por nuk ka gjë më të sikletshme se të të pyesë një fëmijë trevjeç e ti të mos kesh përgjigje”, përfundon rrëfimin Bona, që në këtë sezon televiziv shfaqet në ekran në programin e mikeshave të saj të ngushta, Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Etiketa: femijetvalbona selimllari

Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
U përmbyt kati i parë, Lamallari në burgun e Durrësit: Situata nën kontroll
Aktualitet

U përmbyt kati i parë, Lamallari në burgun e Durrësit: Situata nën kontroll

6 Janar, 2026 3:23 pm
Rama në Paris: Takim me ministrin francez të Drejtësisë për Kodin e ri Penal
Kryesore

Rama në Paris: Takim me ministrin francez të Drejtësisë për Kodin e ri Penal

6 Janar, 2026 2:43 pm
Ministri i Drejtësisë, me çizme në burgun e përmbytur të Durrësit
Aktualitet

Ministri i Drejtësisë, me çizme në burgun e përmbytur të Durrësit

6 Janar, 2026 1:36 pm
Moti i keq, bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër
Aktualitet

Moti i keq, bllokohet aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër

6 Janar, 2026 12:44 pm
Para
Rama ndër liderët botëror më seksi! Nuk do ta besoni se në çfarë vendi është renditur nga mediat e huaja

Rama ndër liderët botëror më seksi! Nuk do ta besoni se në çfarë vendi është renditur nga mediat e huaja

DiCaprio kapet mat duke dal nga shtëpia e 20-vjeçares

DiCaprio kapet mat duke dal nga shtëpia e 20-vjeçares

Strakosha vendos rekord te portierët në Serie A

Strakosha vendos rekord te portierët në Serie A

TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com