Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet Silva Gunbardhi:Si u bë “Të ka lali shpirt” kënga e miliona klikimeve

2016/05/11 at 6:30 AM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet Silva Gunbardhi:Si u bë “Të ka lali shpirt” kënga e miliona klikimeve

Nga Suada Daci


Pak minuta më parë ju treguam se hiti shqiptar, “Të ka lali shpirt”, është një nga këngët më të klikuara ndonjëherë në industrinë e muzikës shqiptare.

Projekti i këngëtares së talentuar vlonjate, Silva Gunbardhi (i publikuar tre vjet më parë), duket se nuk e ka humbur shkëlqimin, duke u kthyer në një hit të përmasave botërore. Duke mos u mjaftuar me një lajm të thatë për suksesin e këngës shqiptare, Opinion.al ka kontaktuar me këngëtaren Silva Gunbardhi, e cila na ka thënë se ndihet shumë e lumtur për këtë fakt.

“Kënga merr 10 milion klikime çdo muaj, 180 milion klikime kishte në 25 prill dhe ja ku jemi sot, siç e keni venë edhe re edhe ju, ka më shumë se 190 milion klikime në You Tube. Ajo që më pëlqen dhe më motivon më shumë është që në You Tube mund të ketë këngë të këngëtareve shqiptar (si Rita Ora përshembull), por këngët e saj janë në anglisht ndërsa “Të ka lali shpirt” është në gjuhën shqip. Shumë fansa të mi (tashmë edhe në botë) e lidhin Shqipërinë me këngën “Të ka lali shpirt”, thotë këngëtarja simpatike për Opinion.al.

E pyetur nëse njerëzit vazhdojnë ta kërkojnë ende në koncertet e saj, ajo shprehet se nuk janë vetëm shqiptarët por edhe publiku i huaj (kur këndon në vende jashtë shtetit), që mezi pret ta dëgjojë këtë këngë.

Po çfarë e bën të suksesshme “Të ka lali shpirt”?!…

“Ndërthurja e rrymave e bën këtë këngë të suksesshme. Jam e bindur që nëse do të ishte vetëm tallava nuk do të kishte këtë popullaritet (pjesa ku këndon Mandi), ashtu sikundër nuk do të ishte kaq e pëlqyer dhe e famshme në rast se do të ishte pop, (Pjesa ime)”.

Silvën e kemi pyetur gjithashtu edhe për të ardhurat që fiton nga klikimet, pasi me atë shifër marramendëse klikueshmërie që kënga ka në You Tube, me siguri këngëtarja duhet të jetë bërë shumë e pasur.

“Sigurisht që fitoj edhe nga klikimet. Ne kemi një kontratë me Arkivën Shqip që menaxhon këngën në You Tube, ku marrim secilën pjesën e tonë. Nëse klikimet do bëheshin vetëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, etj nuk do të kishim të ardhura, por kënga klikohet në Zvicër, Gjermani, Turqi, Arabi, etj dhe kështu që të ardhurat janë të mëdha. Megjithatë leku nuk është asgjë përballë vlerës që ajo këngë ka për mua”…

E në fakt “Të ka lali shpirt” ka edhe vlerë shpirtërore për Silva Gunbardhin, pasi gjatë këtij projekti ajo u lidh edhe me bashkëshortin e saj, Dafi Derti. Ata janë sot prindër të një djali të bukur, të cilin e kanë quajtur Dalvi. Dalvi është aktualisht 10 muajsh dhe është një nga fansat e vegjël të këngës “Të ka lali shpirt”.

“Dalvi është rritur tashmë dhe e vendos vetë këngën “Të ka lali shpirt”, thotë këngëtarja duke na treguar se së shpejti do të lançojë edhe dy këngë të reja. Njëra do të jetë bashkëpunim dhe tjera solo.

 



Ju sugjerojmë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor
InstaBIZ

Akuzat për prostitucion, Diddy shpallet fajtor

2 Korrik, 2025 4:45 pm
“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos
InstaBIZ

“Jeff nuk më ndryshoi, më zbuloi”, rrëfimi i Lauren Sanchez para dasmës me Bezos

28 Qershor, 2025 5:16 pm
Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham
InstaBIZ

Dëmtimi i 22 viteve më parë, operohet David Beckham

28 Qershor, 2025 4:18 pm
900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren
InstaBIZ

900 orë pune për fustanin e nusërisë së Lauren Sanchez, u frymëzua nga Sophia Loren

28 Qershor, 2025 3:50 pm
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Para
Flet vëllai i shqiptarit që iu pre koka: Se imagjinoj kush e ka vrarë

Flet vëllai i shqiptarit që iu pre koka: Se imagjinoj kush e ka vrarë

Gazetari korrigjon mediat: Ka një gabim në këto foto

Ja përgjimet mes ish-kryeregjistruesit të Durrësit, Danit e Shullazit

Kryebashkiaku i Londrës sfidon Trump: Ka pikëpamje “injorante”…

Kryebashkiaku i Londrës sfidon Trump: Ka pikëpamje “injorante”…

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com