“Nuk e kam parë topin që hyri në rrjetë. Kur pashë shokët që po gëzonin, nuk dija ctë bëja në atë momente. Doja të shkoja në stol dhe të gëzoja me gjithë skuadrën. Doja t’ja dedikoja të gjithëve këtë gol”. Kështu është shprehur i emocionuar Armando Sadiku në një intervistë për Top Channel nga Lioni. Ai ka shtuar se janë në pritje me ankth të rezultateve të ndeshjeve të tjera.