Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet për herë të parë Arben Ahmetaj, tregon si u largua nga Shqipëria

2024/02/01 at 9:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet për herë të parë Arben Ahmetaj, tregon si u largua nga Shqipëria

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur për herë të parë për mediat që pas arratisjes nga Shqipëria, pasi SPAK e shpalli në kërkim për çështjen e inceneratorëve.


Në një intervistë për “Syri Tv”, Ahmetaj zbuloi se si është larguar nga vendi dhe arsyet përse ai nuk pranoi të përballej me drejtësinë.

Po ashtu, ai theksoi se akuzat ndaj tij kanë motive politike.

Pjesë nga intervista

Çim Peka: Mirëmbrëma. Intervistë e pazakontë. E kemi anonçuar, intervistë që ka ngjallur sigurisht shumë interes. Do të marrim përgjigje për shumë pyetje që shtrohen ndaj ish-numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetajt. Të falënderoj që gjete kohën, megjithëse në një kohë shumë të trazuar për ju, megjithëse ka një interes shumë të madh nga publiku që të dijë të gjitha arsyet që Arben Ahmetajn numrin dy të qeverisë së Edi Ramës, e detyruan të largohet nga Shqipëria dhe të mos përballej fizikisht me drejtësinë e re, për të cilën ashtu si Rama edhe ju jeni krenar se ishte reforma kryesore e kësaj mazhorance.

Pyetje e parë për Arben Ahmetaj, është se pse u larguar nga Shqipëria dhe nuk qëndruat për tu përballur me drejtësinë.

Arben Ahmetaj: Faleminderit z. Peka për intervistën. Ju përgjigja kërkesës tuaj për intervistë për arsye fare të thjeshtë. E para dhe mbi të gjitha në dijeninë time, ju jeni një ndër televizionet e pakta që nuk jeni financuar nga inceneratorët. Beteja kundër meje ka qenë një betejë trefishe, politike, politiko-mediatike dhe politiko-juridike. Shtrati ka qenë politik. Pastaj juridiko-mediatike ka qenë sipas instrumentalizimit dhe momentit. Dua të sqaroj të gjithë ata që janë të interesuar, unë nuk jam arratisur nga Shqipëria, siç dikush që tenton të bëjë të diturin ose të mirinformuarin, pretendon. As më ka lejuar njeri të largohem, as më ka ndihmuar njeri të largohem. Në momentin që unë kam mësuar që kërkohej imuniteti im, ka qenë data o 8 ose 9 korrik, unë kam qenë me familjen jashtë Shqipërisë për pushime. Dua të sqaroj shqiptarët se unë kam qenë i përgatitur për ekstremitetin që në momentet që filloi. Shqiptarët mendojnë se ka filluar me mercenarin që doli para SPAK, me të paguarin nga inceneratorët që dolën para SPAK. Jo, ka filluar shumë më herët.

Çim Peka: Do të flasim për këtë, por meqenëse e filluar dhe sqaruat momentin që e konsideruan arratisje. Ju keni qenë bashkë me familjen jashtë Shqipërisë, kur u është kërkuar imuniteti juaj. Pra nuk jeni arratisur, nuk ju ka ndihmuar njeri të arratiseni. Pra nuk keni qenë në Shqipëri. Pyetja ime është, a jeni informuar se do të kishte një kërkesë për imunitetin tuaj dhe ju i kishit marrë masat, kishit ikur më përpara.

Arben Ahmetaj: Zero. Unë kam pasur besim tek vetja ime, por jo tek drejtësia. Unë e di se çfarë kam bërë.

Çim Peka: Pra ju e prisnit një gjë të tillë, nuk ishte surprizë.

Arben Ahmetaj: Që të kërkosh imunitetin e një deputeti, ish-ministri, ish-zv/kryeministri siç ka ndodhur në 30 vitë në Shqipëri, nuk është më një çudi apo surprizë. Të ndodhi kjo në kuadrin e drejtësisë së re, ku në krye të tre muajve të kërkohet arrestim i ish-zv/kryeministrit…

Çim Peka: Kjo është ajo që më bën përshtypje, sepse kërkesa për imunitetin për ju është në kohë rekord, vetëm tre muaj nga nisja e hetimeve. Nga e dinit ju se kaq shpejt do të kërkohej kjo masë kaq ekstreme për ju. Ndërkohë që për kolegët apo ish-kolegët tuaj ka me vite që hetohen dhe nuk ka kërkesë për ta. Ju qëlluar jashtë Shqipërie dhe pastaj nuk u kthyer më, apo kishit indicie se ndaj jush do të shkohej në masa ekstreme, ka një shtyrje politike dhe i kishit marrë masat më herët, që përballjen me drejtësinë ta bënit në distancë dhe jo fizikisht.

Arben Ahmetaj: E para kurrë nuk kam menduar se do ta bëja përballjen me drejtësinë në Shqipëri, në këtë formë. Pra që në një drejtësi të re, unë do t’i largohesha për shkak të influencimit politik të drejtësisë ‘së re’. Por për më tepër nuk e kam menduar ndonjëherë që një dosje e tillë do të krijohej me frymëzim politik dhe prandaj e nisa dhe diskutimin më parë, për të treguar se nuk ka nisur me mercenarin. Ka nisur shumë më herët goditja ndaj meje, në të tria korsitë.



Ju sugjerojmë

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Para
Ahmetaj: Mua po më hetohet jeta, përveç inceneratorëve

Ahmetaj: Mua po më hetohet jeta, përveç inceneratorëve

Ahmetaj: Shqiptarët do llahtarisen se deri ku arrin afera e inceneratorit të Tiranës

Ahmetaj: Shqiptarët do llahtarisen se deri ku arrin afera e inceneratorit të Tiranës

Gazetari: Naim Murseli planifikonte prej 1 viti vrasjen e Liridonës, ndërkohë ajo jetonte me të

Gazetari: Naim Murseli planifikonte prej 1 viti vrasjen e Liridonës, ndërkohë ajo jetonte me të
















TE FUNDIT

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
9 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Divjakë, pasi plagosi me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com