Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet mjekia/ Morbus Crohn, sëmundja që shkatërron zorrët

2016/03/21 at 5:49 PM
në -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet mjekia/ Morbus Crohn, sëmundja që shkatërron zorrët

Dr. Irgen Tafaj, mjeke në Shërbimin e Gastro-Hepatologjisë në QSUT, na sqaron të gjitha detajet që duhet të dimë rreth sëmundjes Morbus Crohn, e cila fillon me dhimbje të pashpjegueshme barku dhe nëse nuk diagnostikohet dhe kurohet në kohë, na rrezikon seriozisht shëndetin.


Morbus Crohn është një sëmundje inflamatore kronike intestinale me shkaktarë të panjohur, që mund të prekë çdonjërin nga segmentet e tubit digjestiv, me lokalizim të preferuar në ileumin terminal dhe kolon. është një sëmundje që evoluon në mënyrë të paparashikueshme në formë pusesh dhe periudhash remisioni. Morbus Crohn mund të shfaqet në çdo moshë, me një pikë kulmore në dekadën e dytë dhe të tretë të jetës.
Kur duhet të dyshojmë për Morbus Crohn ?

Çdo diarre e zgjatur, e shoqëruar me dhimbje barku të pashpjegueshme dhe alterim të gjendjes së përgjithshme duhet të na bëjë të mendojmë për Morbus Crohn. Në ekzaminimet laboratorike evidentohet një sindromë inflamatore (rritje e proteinës C reaktive, anemi), të dhëna për malabsorbim që flasin për keqthithje (hipoalbuminemi, hipokalcemi, hipokolestrolemi). Antitrupat “anti-saçharomyces cerevisiae” janë shpesh pozitive në këtë patologji. Ndër manifestimet ekstradigjestive mund të përmendim : prekjen artikulare (sakroileiti, spondiloartriti), dermatologjike (eritema nodoze, aftoza bukale, pioderma gangrenoze), okulare (uveiti, më rrallë prekja e kornese), biliare (kolangiti sklerozant).

Si vendoset diagnoza ?
Endoskopia digjestive është ekzaminimi i referencës në vendosjen e diagnozës. Ajo mundëson evidentimin e shtrirjes së lezioneve në tubin digjestiv dhe mbi të gjitha marrjen e biopsive. Karakteri specifik i Morbus Crohn është shtrirja e lezioneve endoskopike. Ato janë segmentare, jo të vazhdueshme dhe multi segmentare. Biopsitë janë sistematike dhe kryhen edhe në zonat në dukje të shëndosha. Anomalia histologjike e Morbus Crohn është granuloma epiteloide gjigando-qelizore, e cila është e pranishme vetëm në 30-50% të rasteve gjatë ecurisë së sëmundjes. Ekzaminimi proktologjik duhet të jetë i kujdesshëm në këta të sëmurë, të cilët në 30-50% te rasteve kanë prekje ano-perineale, si: fisura laterale apo ulceracione endoanale. Imazheria me TAK (skaneri) abdominal vizualizon prekjen e zorrës së holle, në veçanti stenozat, nëse ato janë të pranishme. Imazheria me rezonance magnetike, është e preferuar në rast të pranisë së lezioneve ano-perineale.

Cili është trajtimi ?
Trajtimi bazohet në katër klasa terapeutike, të cilat përdoren në funksion të gravitetit të sëmundjes :
-Derivatet e saliciluara (Mesalazine), përdoren kryesisht në format e moderuara të sëmundjes;
-Kortikoidet me veprim sistemik (Prednizon, Prednizolon, Metilprednizolon), përdoren për të induktuar remisionin gjatë puseve të moderuara dhe të rënda të sëmundjes dhe kortikoidet me veprim lokal (Budesonid), që indikohen në format e moderuara me lokalizim në ileumin terminal ose në kolonin e djathtë;
-Imunosupresoret (Azathioprine, 6-mercaptopurine, Methotrexat), përdoren pothuajse pas çdo puseje në të cilën ka qenë i nevojshëm përdorimi i kortikoterapisë.
-Anti TNF (Infliximab, Adalimumab), përdoren në Morbus Crohn aktive, të rëndë në të sëmurët të cilët nuk i janë përgjigjur trajtimeve të mësipërme.

Si do të evoluojë sëmundja ?
është e vështirë në pusenë e parë të parashikohet evolucioni i sëmundjes. Megjithatë, pavarësisht faktorëve individuale të çdo të sëmuri, duket se ekziston një tendencë për të kaluar në remision pas 15 vitesh evolucion të sëmundjes. Vdekshmëria është pak më e rritur se në popullatën e përgjithshme dhe vetëm ¼ e vdekjeve janë direkt të lidhura me sëmundjen. Është me rendësi të përmendet se është duhanpirja, e cila është më e shpeshtë tek të sëmurët me Morbus Crohn se në popullatën e përgjithshme, që shpjegon pjesërisht rritjen e sëmundshmërisë.



Ju sugjerojmë

Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet

20 Maj, 2025 1:02 pm
“Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe!”/ Berisha: Garuam me një parti-shtet që…
Aktualitet

“Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe!”/ Berisha: Garuam me një parti-shtet që…

20 Maj, 2025 12:53 pm
Kërkesat për rinumërim të votave/Balla-kandidatëve: Duroni, transparencën e bën KQZ!
Aktualitet

Kërkesat për rinumërim të votave/Balla-kandidatëve: Duroni, transparencën e bën KQZ!

20 Maj, 2025 12:42 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

“Nga kërcënimet, te revolja në ballë”/Berisha:Zëvendësojeni fjalën zgjedhje me farsë

20 Maj, 2025 12:37 pm
Nis më 25 maj nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe ‘25”
Aktualitet

Nis më 25 maj nga Shqipëria, stërvitja “Defender Europe ‘25”

20 Maj, 2025 12:24 pm
Thirrje nga mitingu në Nish/ Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi: Shkoni dhe mposhtini!
Rajoni

Thirrje nga mitingu në Nish/ Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi: Shkoni dhe mposhtini!

20 Maj, 2025 12:08 pm
Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
Aktualitet

“Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im”/Veliaj nga qelia: Ndalimi i padrejtë vazhdon…

20 Maj, 2025 12:04 pm
Nga punë aktive në pension, Nora Malaj: Legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë
Aktualitet

Nga punë aktive në pension, Nora Malaj: Legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë

20 Maj, 2025 11:52 am
Video e atentatit në Durrës,shihni si qytetarët vrapojnë të tmerruar pas të shtënave
Kronikë

Video e atentatit në Durrës,shihni si qytetarët vrapojnë të tmerruar pas të shtënave

20 Maj, 2025 11:44 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Dhunoi e kanosi ish të dashurën për marrëdhënie seksuale, pranga 49-vjeçarit

20 Maj, 2025 11:37 am
Para
Ja si i përgjigjet trupi emocioneve juaja…

Ja si i përgjigjet trupi emocioneve juaja...

FOTO/ De Biasi shpall listën, lojtari i kombëtares shpërthen në lot

FOTO/ De Biasi shpall listën, lojtari i kombëtares shpërthen në lot

Video/ Obama takohet me komunistin e fundit në Amerikë

Video/ Obama takohet me komunistin e fundit në Amerikë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet

Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet
20 Maj, 2025

Mbyllet plotësisht procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet, si për partitë ashtu edhe për kandidatët...

Lexo më shumë

“Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe!”/ Berisha: Garuam me një parti-shtet që…

“Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe!”/ Berisha: Garuam me një parti-shtet që…
20 Maj, 2025

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, është shprehur se më 11 maj ka ndodhur një gjëmë e madhe për demokracinë,...

Lexo më shumë

Kërkesat për rinumërim të votave/Balla-kandidatëve: Duroni, transparencën e bën KQZ!

Kërkesat për rinumërim të votave/Balla-kandidatëve: Duroni, transparencën e bën KQZ!
20 Maj, 2025

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka reaguar pasi dhjetëra kandidatë për deputetë të PS dhe PD,...

Lexo më shumë

“Nga kërcënimet, te revolja në ballë”/Berisha:Zëvendësojeni fjalën zgjedhje me farsë

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
20 Maj, 2025

Në një konferencë për mediat, kreu i PD Sali Berisha u kërkoi mediave që të zëvendësojnë fjalën zgjedhje me fjalën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com