Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet Kumudi tek “Saravatiçandra”: Si ndihem pas divorcit nga ish burri, që ka zakon të ndërrojë gratë çdo 4 vjet

2016/12/22 at 6:58 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Flet Kumudi tek “Saravatiçandra”: Si ndihem pas divorcit nga ish burri, që ka zakon të ndërrojë gratë çdo 4 vjet

“Saravatiçandra” është seriali televiziv i cili po transmetohet në Tv Klan dhe ka rrëmbyer vëmendjen e publikut. Ai ndër më të ndjekurit në Indi por edhe në Shqipëri. Historia romantike e dashurisë mes dy personazheve, Saras dhe Kumud është ajo që mban gozhduar pas ekranit fansat e këtij seriali Bollyvoodian. Personazhi i “Sarasvaticandra” luhet nga Gautam Rode, një nga prezantuesit televizivë më seksi indianë, i cili e nisi karrierën në vitin 2000. Partnerja në krah të tij, e cila në telenovelën Sarasvatichandra vjen në rolin e Kumud, quhet Jennifer Winget. 31 vjeçarja e lindur në Mumbai të Indisë njihet si aktore e serialeve të famshme dhe prezantuese televizive, por edhe si një ndër femrat aziatike më të bukura në botë. Edhe pse ajo është përfolur për lidhje të fshehtë me partnerin në serial, nuk nguron të flasë për mediat e huaja për martesën e dështuar dy vjeçare me Karan Singh Grover, nga i cili divorcua në vitin 2014. Ajo rrëfen se si ndihet që ka qenë e martuar me burrin që ka zakon të ndërrojë gratë çdo katër vjet.


Keni qëndruar larg kinemasë për një kohë të gjatë, pse kjo tërheqjë?

Po pse duhet të marr përsipër role që nuk më motivojnë?! Kam bërë një film dhe më pas pushim dhe udhëtime. Behad është rol i ri shumë i vështirë për mua, që po më merr shumë energji, pasi është personazh gri, nën lëkurën e të cilit dua të hyj.

Ti i kontakton vetë kineastët për rolet që të japin ty?

Unë nuk e kam bërë këtë deri më tani dhe nuk e di nëse do e bëj ndonjëherë. Mendoj se puna ime flet vetë.

Flitet se kinemaja është si një lojë futbolli, ku ty të duhet edhe të ndjekësh topin e karrierës. E ke ndier ndonjëherë këtë?

Personalisht nuk kam ndjekur asgjë dhe askënd në jetë.

A jeni e kënaqur me karrierën tuaj deri më tani?

Ekstremisht shumë. Çdo karakter që unë kam luajtur në kinema më ka dhënë famën dhe vlerësimin e dëshiruar.

Njerëzit të njohin kur kalon në rrugë?

Po, dhe kjo më lumturon. Ne jetojmë për ndjekësit tanë.

Të ka ndodhur që të sulmohesh nga fansat?

Kolegëve të mi po. Ndërsa unë fatmirësisht, nuk kam pasur ndonjë përvojë të tillë të keqe. Siguria rreth meje ka qenë e mirë dhe njerëzit kanë qenë të ndjeshëm.

Intervista do të ishte e paplotë pa ju pyetur për ish-bashkëshortin tuaj, Karan Singh Grover, i cili tani është me Bipasha Basu. Si ndjehesh?

U uroj atyre fat të mirë! Për mua personalisht martesa është një marrëdhënie e bukur.

Nuk të dhemb fakti që ai tani është një femër tjetër?

S’do të na dhembë gjithmonë. Ne vetëm një jetë kemi, gjërat ndodhin dhe njerëzit lëvizin përpara. Ne nuk duhet të mendojmë për të kaluarën.

Mediat sociale kanë evidentuar faktin se Karan e ka zakon të martohet çdo katër vjet, siç ka bërë me Shraddha Nigam në vitin 2008, Jennifer Winget pra ju në vitin 2012, Bipasha në vitin 2016. Çfarë këshille do i jepje gruas së tij aktuale Bipasha?

Pse duhet të kem një këshillë për të? U uroj atyre lumturi në aq vite sa do kalojnë bashkë!

Hidhërohesh kur të përmendim Karan?

Absolutisht jo. Karan dhe Bipasha janë dy njerëz të bukur dhe u uroj atyre vërtet një jetë të bukur nga thellësia e zemrës sime.

Nëse të ndodh të përplasesh me ta do i përshëndesësh?

Pse jo?! Ata janë persona të mirë dhe unë jam e bukur shumë në shpirt. Nuk e vazhdoj jetën me urrejtje.

Mendon se ti u tregove e nxituar në martesën me Karan? Të vjen keq për këtë?

Nuk pendohem për asnjë ditë të vetme në jetën time. Nuk pendohem për asgjë në jetën time. Jeta është plot me përvoja. Meshkujt vijnë dhe shkojnë e të mësojnë për të shkuar përpara. Kjo është jeta, ka ulje-ngritjet e veta.

Eksperienca e divorcit të ka bërë të tregohesh më e kujdesshme me njerëzit që afron në jetë?

Jo, sepse unë e dua jetën time më shumë tani. Unë e di se e ardhmja ime është e bukur. Frika e vdekjes nuk duhet të na ndalojë që të jetojmë.

Jeni të hapur për të rënë në dashuri dhe për t’u martuar përsëri?

Sigurisht. Ashtu si e thashë më sipër martesa është një gjë e bukur, kështu edhe dashuria. Të gjithë duhet ta përjetojnë magjinë e martesës.

Ishit shumë filozofike në këtë intervistë, sidomos në gjysmën e dytë. Po shpirtërore a jeni?

(Qesh) Unë nuk kam qenë ndonjëherë në male për tu ulur e për të medituar, por unë kam filozofinë time të jetës që të bën të jesh mirë me veten. Ajo që di me siguri është që nëse ju jeni të mirë për njerëzit, ata do të jetë të mirë për ju./story



Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
Ortaku i Olsi Ramës qëndron pas kërkesës së koncesionit të TVSH-së

Berisha akuzon rëndë Olsi Ramën: I përfshirë në trafik kokaine

Partizani festë në Korçë, Ekuban fundos Skënderbeun

Partizani festë në Korçë, Ekuban fundos Skënderbeun

Flet Meta: Nuk kanë lindur ende burra që të shatanzhojnë Ilir Metën

Meta përshëndet vendimin e Kushtetueses për “vetting-un”
















TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com