Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet korçari, Renato Cepa: Si më vodhi emrin Arben Frroku

2016/05/03 at 7:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet korçari, Renato Cepa: Si më vodhi emrin Arben Frroku

Renato Cepa, 49 vjeçari nga Korça flet pas arrestimit të Arben Frrokut me identitetin e tij. I dënuari për vrasjen e komisar Dritan Lamajt u kap me identitet të falsifikuar dhe pikërisht me emrin e një korccari. Ja ccfarë thotë Renato Cepa për këtë histori.


Identiteti tuaj është përdorur nga Arben Frroku, i akuzuari kryesor për vrasjen e ish­kryekomisarit Dritan Lamaj; ju, e njihni këtë person?

Unë nuk kam asnjë lloj lidhjeje shoqërore apo fisnore me atë person. Kam më se një javë që dëgjoj emrin tim të përmendet në media dhe kjo më ka shqetësuar shumë mua dhe familjen time. Më duket sikur e kam bërë unë atë krim kur dëgjoj emrin tim në media. E theksoj që nuk e njoh atë person dhe nuk e di si e ka vjedhur identitetin tim, s’kam asnjë dijeni. Se si e ka marrë identitetin, le ta zbulojnë organet kompetente. Unë dua të mos përmendet më emri im, pasi kam fëmijë dhe janë shqetësuar shumë.

Pse mendoni se është zgjedhur pikërisht identiteti tuaj, a keni pasur raste të humbjes së dokumenteve?

Nuk e kam idenë se përse apo ku e kanë gjetur emrin tim dhe gjeneralitetet e mia. Unë disponoj të gjitha dokumentet e identifikimit në emrin tim, duke nisur nga pasaporta, letërnjoftimi, nënshtetësia greke dhe leja e drejtimit shqiptare (i tregon). Nuk më kanë humbur asnjëherë dokumentet e mia, sepse nëse do më kishin humbur, edhe mund të dyshohej se personat që i kanë gjetur i kanë përdorur për hesapet e tyre. Jo, nuk më kanë humbur asnjëherë! Madje po ju them diçka që e dinë të gjithë korçarët. Shumë qytetarë korçarë janë penalizuar në periudhën e vizave, pasi identitetet e tyre përdoreshin nga persona trafikantë apo që s’kishin lidhje fare me identitetin origjinal. Në Shqipëri identiteti vidhet shumë lehtë dhe emri i personave të thjeshtë përdoret nga persona që duan të mbulojnë bëmat e tyre.

Është përfolur se ju jeni shpallur në kërkim nga policia; sa e vërtetë është kjo?

Ky është një skandal dhe mjerim ku është katandisur media sot! E kam marrë vesh nëpërmjet televizorit, ku thuhej se unë jam arratisur dhe jam shpallur në kërkim nga policia. Kjo nuk është e vërtetë. Unë jam 24 në 24 në qendër të Korçës. Banesa ime ndodhet mbrapa Prefekturës dhe kati i parë funksionon si lokal, me të cilin mbaj familjen. Deri më sot, mua policia dhe prokuroria nuk më kanë thirrur asnjëherë, dhe nëse më lajmërojnë, unë jam i gatshëm në çdo moment, sepse jam i pastër, pasi deri më sot nuk kam shkelur asnjë ligj. Po më trajtojnë sikur jam unë vrasësi dhe jo dikush që ka vjedhur identitetin tim. Familja ime është në një gjendje shoku, sepse jemi të ndershëm dhe nuk mund t’i kapërdijmë dot këto sajesa mbi identitetin tim.

Sa shpesh lëvizni jashtë Shqipërisë dhe a keni ndonjë aktivitet jashtë kufijve?

Unë i përkas minoritetit grek dhe kam edhe nënshtetësi greke. U përfol se unë nuk figuroj të kem kaluar në Pikën Kufitare të Kapshticës. Kjo është e tmerrshme! Hera e fundit që unë kam qenë në Kostur është të martën e kaluar, dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme. Unë nuk kaloj me pasaportë që t’ju tregoj vulat, por kaloj me kartën greke, dhe atje nuk vendosen vula kur kaloj kufirin. Në Kostur kam shkuar pasi jam duke kryer kursin për të marrë lejë drejtimi greke. Disa kohë më parë, në Maqedoni ka kaluar djali im dhe jo unë, atje kalojmë me kartë identiteti. Në Maqedoni shkojmë shpesh, pasi furnizohemi me karburant sepse kushton më lirë, vetëm për këtë dhe për asgjë tjetër. Edhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, pasi qëndrimi në shtetin maqedonas është rreth 30 minuta; sapo jam furnizuar, jam kthyer sërish në Shqipëri.

A ndiheni të shqetësuar që identiteti tuaj është përdorur nga një i dënuar me burgim të përjetshëm dhe çfarë kërkoni?

Sigurisht që ndihem i shqetësuar dhe mjaft i rënduar psikologjikisht, pasi më ka shkaktuar edhe shqetësim te fëmijët dhe bashkëshortja. Jo vetëm në familje, por edhe te të gjithë njerëzit e mi. Kam punuar gjithë jetën me ndershmëri, por s’mund të përbaltet emri im thjesht se dikush me pushtet ka falsifikuar identitetin tim. Kërkoj nga media të jetë mjaft e kujdesshme në dhënien e informacioneve, dhe drejtësia e policia të zbardhin dhe të sqarojnë sa më parë këtë histori që po më shkatërron jetën.

/Gazeta Shqiptare



Ju sugjerojmë

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
-U tha në Opinion

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

14 Janar, 2026 11:32 pm
“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
-U tha në Opinion

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

14 Janar, 2026 11:29 pm
Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

14 Janar, 2026 10:35 pm
SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
Bota

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

14 Janar, 2026 10:13 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Kryesore

Rama mbledh këtë të premte edhe Grupin Parlamentar të PS

14 Janar, 2026 9:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Vrasjet në Iran po ndalen, nuk ka plane për ekzekutime

14 Janar, 2026 9:27 pm
Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit
Aktualitet

Të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po zhvendosen drejt Fierit

14 Janar, 2026 8:37 pm
Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë
Bota

Gjermania po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave në Groenlandë

14 Janar, 2026 8:29 pm
“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump
Bota

“Këtë herë plumbi do godasë shënjestrën”, televizioni iranian sulmon Trump

14 Janar, 2026 8:21 pm
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet
Bota

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko akuzohet për ryshfet

14 Janar, 2026 7:35 pm
Para
Intervista në Opinion/ Kryeprokurori belg: Mark Frroku është ende në hetim

Intervista në Opinion/ Kryeprokurori belg: Mark Frroku është ende në hetim

Intervista në Opinion/ Kryeprokurori belg: Mark Frroku është ende në hetim

Kryeprokurori belg në Opinion: Ja si i sigurojnë armët terroristët

Video/ Polici: Vrasja, njëri nga personat në tavolinë prishi provat

Vrasja/ Drejtuesi i policisë: Ja pse arrestuam mjekun, shokun e viktimës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…

Rudina Dembacajn: Ish-at e mi janë bërë hit se…
14 Janar, 2026

Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj është bërë jo pak qendër e vëmendjes për historitë e saj personale. E...

Lexo më shumë

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha tregon çfarë i ndodhi me tifozin
14 Janar, 2026

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet...

Lexo më shumë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë

Groenlanda/ Zyrtari i lartë rus: Ata thjeshtë do frikësohen, do e dorëzojnë
14 Janar, 2026

Zëvëndëskryetari i Këshillit rus të Sigurisë, Dimitry Medvedev duke provokuar europianët tha se ata nuk do të jenë në gjendje...

Lexo më shumë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë

SHBA vendos para zgjedhjes banorët e Groenlandës: Doni SHBA apo Rusi dhe Kinë
14 Janar, 2026

Shtëpia e Bardhë ka “provokuar” sërish shtetasit groenlandezë, teksa ka publikuar një skicë me AI, ku ndodhen dy slita me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com