Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet Komisioni i Venecias: Reforma në Drejtësi, ja 11 pikat që duhet të rregulloni në draft

2016/02/27 at 10:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet Komisioni i Venecias: Reforma në Drejtësi, ja 11 pikat që duhet të rregulloni në draft

Pas propozimeve dhe shqetësimeve që opozita i dërgoi Komisionit të Venecias në lidhje me draftin për Reformën në Drejtësi, ky Komision, sipas Partisë Demokratike, ka gjetur të drejta shqetësimet që kjo i ka parti i ka përcjellë.

Komisioni i Venecias ka vlerësuar se çështjet që trajtojnë amendamentet kushtetuese, janë çështje politike që kërkojnë zgjidhje politike, dhe që duhet të arrihen nëpërmjet një dialogu konstruktiv politik midis grupimeve politike kryesore në vend.

Ndaj edhe ky komision ka shtruar 11 pika që duhen vlerësuar në përmirësimin e draftit

Më konkretisht:

  1. Komisioni i Venecias ka ripërsëritur kërkesën per konsensus politik mes mazhorancës dhe opozitës, për të shmangur kapjen politike të sistemit të drejtesisë (parag. 13 dhe 88).
  2. Përfshirja e opozitës konsiderohet e domosdoshme nga Komisioni i Venecias për përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioni i Venecias thekson se kjo nuk mund të jetë zgjedhja vetëm e shumicës parlamentare, por edhe e opozitës, duke përdorur shumicë të cilesuar apo metodë tjetër (parag. 14 dhe 17).
  3. Komisioni i Venecias kërkon perfshirjen e opozitës për zgjedhjen e antarëve të Gjykatës Kushtetuese duke rrëzuar variantin e kryeministrit Rama që kërkon që anëtarët të zgjidhen nga shumica aktuale. Duke pasur parasysh faktin se vendet e lira shtesë në Gjykatën Kushtetuese mund të hapen, Komisioni i Venecias rekomandon futjen e një rregulli që kërkon një shumicë të cilësuar dhe mbështetje ndërpartiake për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët zgjidhen nga Kuvendi (parag. 39).
  4. Komsioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të emëruar e vetme Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke kërkuar përfshirjen e opozitës. Në situatën aktuale politike, duhet një rregull i përkohshëm që mundëson zgjedhjen e këtyre dy funksionarëve me një shumicë më të lartë se 3/5. (parag. 25)
  5. Komisioni i Venecias ka ripërsëritur qëndrimin e mbajtur në Opinionin e Ndërmjetëm të 21 Dhejtorit, që Njësia Hetimore Antikorrupsion, e njohur si Byroja Kombëtare e Hetimit, duhet të jetë pjesë e sistemit të prokurorisë dhe nuk mund të ketë asnjë vartësi tjetër përvec prokurorisë. Komisioni i Venecias ka kërkuar që të parashikohet mënyra e emërimit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme anti-korrupsion dhe mekanizmin e llogaridhënies, të cilat në draftin e propozuar nga qeveria nuk përcaktohen. (parag. 48-50)
  6. Komisioni i Venecias është shprehur kundër ndërprerjes para kohe të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. (parag. 81)
  7. Komisioni i Venecias e konsideron ndërhyrje në veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqësorit, dhënien e  kompetencës Ministrit të Drejtësisë për të inspektuar veprimtarinë e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Komisioni  shprehet se qeveria duhet të mbajë distancë në çështje që lidhen me përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve. (parag. 35)
  8. Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën e mazhorancës për të patur e vetme kontrollin mbi procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Komisioni shprehet se opozita duhet të jete pjesë në emërimin e anëtarëve të Komsionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit të Posacëm të Kualifikimit pranë Gykatës së Lartë. Modeli i adoptuar duhet të sigurojnë një proces transparent verifikimi, për të mbrojtur organet verifikuese nga emërimet politike vetëm nga shumica në pushtet. (parag. 61)
  9. Komisioni i Venecias ka rrëzuar tentativën për të mbajtur nën presion sistemin gjyqësor për 11 vite, nëpërmjet kontrollit të sistemit të rivlerësimit. Sipas Komisionit të Venecias, kohëzgjatja e procesit të vlerësimit është shumë e gjatë dhe kerkon të reduktohet ndjeshëm. (parag. 55-56)
  10. Komisioni i Venecias ndryshe nga ç’parashikon drafti i qeverisë rekomandon që gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga puna, t’i njihet e drejta për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkeljen e të drejtave themelore të tyre. (parag. 66)
  11. Komisioni i Venecias ka rrëzuar qëndrimin e mazhorancës për të shmangur tërësisht rolin e Presidentit të Republikës në emërimet në gjyqësor. Komisioni kërkon qartësimin e kompetencës së Presidentit në procesin e emërimit të gjyqtarëve. (parag. 28)

Ju sugjerojmë

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

15 Maj, 2025 8:26 pm
Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
Aktualitet

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

15 Maj, 2025 8:09 pm
Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Para
Video Humoristike/ Ja se si Messi zhvirgjëron portierin e Arsenalit

Video Humoristike/ Ja se si Messi zhvirgjëron portierin e Arsenalit

Rritja e taksave për biznesin/ PD: Të hënën presim që Gjykata Administrative të anullojë taksat e Erionit

Rritja e taksave për biznesin/ PD: Të hënën presim që Gjykata Administrative të anullojë taksat e Erionit

Video/ Ja si rrihen me njëri-tjetrin tifozët anglezë në stadium

Video/ Ja si rrihen me njëri-tjetrin tifozët anglezë në stadium

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
15 Maj, 2025

Prej mëngjesit të sotëm policia e Korçës ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për sekuestrimin e lëndëve narkotike....

Lexo më shumë

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
15 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll...

Lexo më shumë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
15 Maj, 2025

Prej orës 06:00 të mëngjesit të së premtes e deri në orën 18:00, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
15 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal pak minuta më parë me një vendim të ri lidhur me procesin e numërimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com