Që që prej fillimeve të karrierës jetën private e ka mbajtur hermetike.
Jonida Maliqi në media ka zënë vend për këngët, dhe look-un por asnjëherë për marrëdhënien me bashkëshortin e saj.
Megjithatë, në këtë hapësirë të ngushtë që Jonida i ofron publikut për jetën e saj private, sonte u gjet një ‘boshllëk’ në portale për spekulime.
U tha se këngëtarja është ndarë nga bashkëshorti pas disa vitesh martesë. E kontaktuar nga Prive, Jonida e mohoi një trillim të tillë duke nënvizuar faktin se raportime të tilla e bëjnë për të qeshur në lidhje me nivelin e mediave që raportojnë spekulime kafenesh.
Këngëtarja vazhdon jetën e saj normalisht, e bekuar pranë njerëzve të shtrenjtë të saj dhe impenjimeve në karrierë, të intensifikuara së fundmi me pjesëmarrjen e saj si trajnere në ‘The Voice’.