Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet Eni Çobani: Kjo është e vërteta e gjobës 200 mijë euro

2016/05/22 at 3:03 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 4 min
A A
Kjo vogëlushe është sot një personazh i njohur, zbuloni cila është

Historia e një çifti të martuar prej 22 vitesh, e rrëfyer në rubrikën “Shihemi në gjyq” tek e “E Diela Shqiptare”, është bërë objekt i mediave dhe portaleve sociale për faktin se mes konfliktit të pronës, qëndronte dyshimi për një marrëdhënie intime të burrit me kunatën e tij. Pikërisht për këtë përballje të transmetuar në ekranin e “Tv Klan” më 17 prill, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka gjobitur me shumën 200 mijë lekë të vjetër televizionin “Klan”.


Dokumenti nga AMA, i emërtuar “Sanksion me gjobë” për përmbajtjen e “E Diela Shqiptare” është protokolluar më datë 18.05.2016 dhe firmosur nga drejtori i AMA­s, Gentian Sala. Në dokumentin në fjalë citohet se Autoriteti i Mediave Audiovizive, më datë 21.04.2016, ka marrë një ankesë nga znj. Elida Misho, banuese në qytetin e Përmetit, ankesë që sipas dokumentit thuhet se “ua kemi bërë me dije dhe në shkresën e datës 29.04.2016 “Tv Klan”. Zonja Misho ka ngritur shqetësimin se në rubrikën “Shihemi në gjyq” të emisionit “E diela shqiptare” të datës 17.04. 2016, i është cenuar dinjiteti dhe personaliteti i saj. Konkretisht, gjatë emisionit është aluduar se ajo ka pasur marrëdhënie intime me kunatin”, thuhet në shkresën e AMA­s.

Megjithëse këtë shqetësim të ankueses e përcollëm me shkresë zyrtare te subjekti juaj, pra “TV Klan”, nuk ka pasur asnjë reagim. Këshilli i Ankesave konstaton se në këtë rast nuk janë përmbushur kërkesat ligjore që parashikojnë se: Çdo person, dinjiteti dhe reputacioni i të cilit janë prekur nga publikimi i fakteve dhe informacioneve në një transmetim, ka të drejtën e përgjigjes. Në të njëjtën kohë këshilli ka parasysh dhe faktin se transmetimi i kësaj përmbajtjeje është bërë në një televizion kombëtar me impakt te publiku. AMA”sanksionon gjobën ndaj “Tv Klan” prej 200 mijë lekësh të rinj, ndërsa kërkon heqjen e videos përkatëse nga kanali “YouTube”, citohet nga dokumenti i AMA­s.

ENI ÇOBANI: NUK ËSHTË CENUAR ASKUSH

Në lidhje me këtë histori që kishte për protagonistë çiftin e martuar Aristotel dhe Edlira Misha, gazeta “Panorama” i kërkoi një prononcim ndërmjetëses Eni Çobani. Ajo u shpreh se nuk është në dijeni të shkresës në fjalë të AMA­s, pasi nuk i ka mbërritur një dokument i tillë asaj personalisht, kur dihet që është autorja dhe realizuesja e kësaj rubrike ndërmjetësimi. “Për sa i përket rastit të Përmetit, ku është ruajtur etika dhe profesionalizmi, nuk është cenuar askush dhe nuk mund të ndodhë kjo, përderisa aty është një njeri si unë, që mbi të gjitha, respekton ruajtjen e privatësisë dhe konfidencialitetit të gjithkujt”, u shpreh juristja e njohur për “Panoramën” në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, pavarë­ sisht kërkesës së AMA­s, videoja në fjalë ku çifti rrëfen këtë histori të humbjes së pronës me dyshimin e një tradhtie në mes, ekziston ende në YouTube. E vërteta është që në asnjë moment nuk përmendet emri i Elida Mishos, e cila aludon vetë për veten e saj në këtë rast, ndërkohë protagonistja Edlira Misho, nuk i ka përmendur emrin në asnjë moment, ndërsa ka rrëfyer në “Tv Klan” se ka pesë kunata.

ÇIFTI NGA PËRMETI, DHE DYSHIMI PËR KUNATËN

Historia e çiftit nga Përmeti, të martuar prej 22 vitesh, Edlira dhe Aristotel Misha, u rrëfye nga vetë ata para ndërmjetëses Eni Çobani para një muaji në “Shihemi në Gjyq” gjatë programit “E Diela Shqiptare”, që moderohet nga Ardit Gjebrea në “Tv Klan”. Kalvari i konflikteve të tyre të treguar nga vetë ata në televizion, i ngjasonte një telenovele të vërtetë. Kjo për faktin pasi gruaja dyshonte se burri jo vetëm që kishte marrëdhënie të fshehtë me gruan e vëllait të tij, por për shkak të këtij afrimiteti i kishte besuar dhe pronën e tyre, të cilën tashmë ajo e kishte shitur dhe kishte përfituar paratë. Prona në fjalë ishte një pallat katër kate në qytetin e Përmetit, për ndërtimin e të cilit kishin investuar të dy si çift, me paratë që kishin grumbulluar për 18 vite punë si emigrantë në Greqi. Të drejtën e tjetërsimit të pasurisë, kunata e kishte përfituar nga një prokurë e përgjithshme që Aristoteli i kishte lëshuar në vitin 1999, prokurë që i legjitimonte asaj çdo të drejtë mbi pasurinë dhe jetën e tyre. E humbura në këtë rast ka qenë gruaja e Aristotelit, e cila, përveç se ka humbur pronën, vuante dhe dyshimin shumëvjeçar se bashkëshorti kishte lidhje me kunatën e tij, së cilës i kishte besuar menaxhimin e parave të familjes. Vetë Aristoteli dukej që kishte besim të verbër te kunata, pasi shpesh përsëriste gjatë programit, se ajo ishte specialiste në gjithçka, por ndërkohë e konsideronte veten viktimë dhe i mashtruar nga ajo. Çifti kanë dy djem të rritur tashmë, të cilët janë larguar nga Shqipëria për faktin se nuk e pranojnë dot që prindërit e tyre përgojohen për një skandal të tillë brenda familjes. Kjo puntatë e çiftit nga Përmeti ka qenë ndër më të ndjekurat e sezonit “Shihemi në gjyq”. Eni Çobani, e cila ka marrë përsipër të zgjidhë me ndërmjetësim çështje të vështira mes palëve, e konsideron rubrikën “Shihemi në Gjyq” një mision për rrëfimin hapur në ekran të të vërtetave të pathëna kurrë më parë. Protagonistë janë personazhe të panjohur kryesisht, që kërkojnë te Çobani zgjidhjen e problemeve të tyre, që nuk kanë mundur t’u japin drejtim privatisht apo në dyert e gjykatave./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh
InstaBIZ

Jessie J me kancer gjiri: Do rikthehem me gjoks më të madh

4 Qershor, 2025 10:21 am
Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit
InstaBIZ

Dua Lipa kundër ndihmës që Britania i jep Izraelit

29 Maj, 2025 5:36 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…
InstaBIZ

A u përpoq Diddy ta vriste? Aktori i Hollywood: Ndoshta isha në vendin e gabuar…

23 Maj, 2025 10:26 am
“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja
InstaBIZ

“Shkodra Elektronike” reagon pas finales së Eurovision:Donim të fitonim zemrat tuaja

19 Maj, 2025 12:49 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?
InstaBIZ

24 milionë paund! Kush do ta marrë pasurinë e Liam Payne?

7 Maj, 2025 8:32 pm
Para
Shkarkohet shefi i Sigurisë së Farkës, fluturonte me një helikopter privat

Shkarkohet shefi i Sigurisë së Farkës, fluturonte me një helikopter privat

Sherr mes të rinjve, goditet me dorezë hekuri në kokë 17-vjeçari

Sherr mes të rinjve, goditet me dorezë hekuri në kokë 17-vjeçari

Foto/ Aurela Hoxha vishet nuse dhe duket seksi

Aurela Hoxha: "Nuk doja të divorcohesha"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës
12 Qershor, 2025

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, prezantoi sot modelin e ri të Shkollave Verore, i cili do të pilotohet...

Lexo më shumë

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale

Nga Ukraina te Ballkani: Praga pret liderët për të diskutuar sfidat globale
12 Qershor, 2025

Në Pragë u hap më 12 qershor Forumi GLOBSEC 2025 - një ndër platformat kryesore ku diskutohen sfidat globale të...

Lexo më shumë

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë

Veliaj uron 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë
12 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në rrjetet sociale ka uruar 34 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!...

Lexo më shumë

Kandidatët e opozitës akuzojnë se u janë devijuar votat/ Berisha: Do t’i mbështesim

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
12 Qershor, 2025

Në konferencën për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh legjitimitetin e zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com