Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet drejtori i Arkivit/ Pronarët, kushtet e reja për të marrë dokumentet

2017/08/07 at 10:52 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Flet drejtori i Arkivit/ Pronarët, kushtet e reja për të marrë dokumentet

Sorollatjet për studiues e qytetarë nëpër dyert e arkivave në të gjithë Shqipërinë, duket se kanë marrë fund. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, me një krenari, që nuk e fsheh, thotë se tashmë arkivat shqiptare janë shumë hapa para simotrave të rajonit dhe krahasueshëm me ato të vendeve më të mëdha në bot Kjo falë shërbimeve të reja që po aplikohen prej pak ditësh. Së pari, bëhet fjalë për katalogimin online. Rreth 2 milionë tituj dosjesh mund të konsultohen që nga shtëpia, të porositen ato që nevojiten, të rezervohet data e konsultimit në sallën e studimit dhe gjithçka të jetë gati. Kjo do t’u vijë më së shumti në ndihmë studiuesve. Kurse për të interesuarit për të gjetur dokumente pronësie, apo gjithçka tjetër, do të mund ta bëjnë kërkesën përmes postës dhe përgjigjja të vijë po me postë, pa qenë nevoja të udhëtojnë nga qytete të tjera drejt Tiranës apo në arkiva të tjera. Për më tepër drejtori Ardit Bido shpjegon risitë në shërbimet e Arkivit Qendror dhe ato që priten…


Nga një institucion thuajse “i mbyllur”, arkivat po shkojnë në shtëpitë e qytetarëve, cilat janë ato shërbime që e bëjnë më të thjeshtë aksesimin e dokumenteve që ju posedoni? Ne e humbëm shansin për arkivat e hapura. Bota ka kaluar nga arkivi i mbyllur tek ai i hapur dhe sot është tek arkivat promotore. Po filluam të punojmë sot për arkivat e hapura (kanë qenë të tilla, sepse kushdo mund të vinte, por jo mjaftueshëm intriguese për studiuesin potencial), ne do të humbim kohë. Ne duhet të rendim drejt arkivave promotore, që janë edhe trendi i sotëm. Dhe në këtë kuadër, një nga ndryshimet e mëdha është katalogimi online. Dhe ka të bëjë me një sasi prej 2 milionë dosjesh.

Kushdo e di që nuk mund të lexojë më shumë se 10 dosje në ditë. Në 2 milionë dosje është gjithë memoria jonë kolektive kombëtare. Gjithçka që kanë bërë gjyshërit e stërgjyshërit tanë, por edhe prindërit tanë, janë të aksesueshme si tituj dosjesh, online, pa pagesë, vetëm me një klikim. Kush ka interes për të parë gjithçka që ka bërë ky shtet nga 25 vite më parë e më herët, mjafton të klikojë, të kërkojë, të gjejë. Nga ana tjetër, kemi të bëjmë me aplikacionin e dytë që lidhet me rezervimin e studimit. Kushdo që ka frekuentuar arkivat, e di mirë që duhet të ndiqte një procedurë të gjatë.

Duhet të vije, të bëje kërkesë, të ktheheshe për tri ditë, e kështu me radhë. Një sorollatje që nuk ndodhte për mungesë vullneti, as për paaftësi, por për arsye shumë objektive, si vendruajtjet që i kemi larg, ose edhe mungesa e kapaciteteve për të përballuar fluksin e kërkesave. Ky aplikacion, që mund të plotësohet këtu, me asistencën tonë, për të gjithë ata që nuk e kanë një burim aksesimi, qoftë për shumicën, nga shtëpia, mjafton që të futesh e të regjistrohesh, si të vije këtu e të plotësoje formularin. Pas miratimit, mund të kërkohet nga ana e studiuesit një sasi prej 10 dosjesh, të cilat dëshiron t’i shohë në një datë të caktuar, e cila duhet të jetë pas tri ditësh nga kërkesa. Me burimet njerëzore dhe kapacitetet që kemi nuk mund të shërbejmë më shumë se 400 dosje.

Ditën që studiuesi vjen në arkiv, e ka dosjen paraprakisht mbi tavolinë. Nuk do të ketë më asnjë sorollatje. Kështu, ne hedhim një hap shumë përpara arkivave të rajonit. Për katalogimin janë bërë investime të mëdha në vitet 2003-2008, nga qeveria zvicerane, por për arsye që nuk i di, kanë mbetur të fjetura. Sa i takon aplikacionit të fundit, është punuar 6 muajt e fundit, me një shifër fare minimale. E megjithatë do të vazhdohet të shfrytëzohen materialet origjinale. Le të themi në letër (kur bëhet fjalë për të tilla).

Kur do flasim për dixhitalizim?

Hapat që sapo kemi hedhur i japin udhë dixhitalizimit të arkivave. Nuk mund të themi se dixhitalizimi i mirëfilltë ka nisur. Kjo ka ndodhur vetëm për projekte që kemi pasur me të tretë. Gjatë kësaj periudhe kemi bërë disa bashkëpunime për fonde të caktuara dhe një kopje e dixhitalizuar i ka mbetur arkivit. Praktika ndërkombëtare arkivore nuk flet më për dixhitalizim masiv, pasi është i panevojshëm dhe i kushtueshëm. Ajo që gjithë bota bën është ai on demand. Ku studiuesit kërkojnë diçka të dixhitalizuar, kjo bëhet me fondet e tij dhe mbetet një kopje për arkivin e përhershëm. Që të bësh dixhitalizimin, duhet të kesh hardin dhe softin e nevojshëm, përveç njohurive. Tani jemi të gatshëm. Me Universitetin e Barit ne kemi mjaftueshëm memorie virtuale për ta kryer atë. Gjithçka është gati dhe do fillojmë dixhitalizimin on demand.

Katalogimi online u shërben vetëm studiuesve, apo edhe të interesuarve për të gjetur dokumente pronësie?

Pa dyshim që për të gjithë, por më parë më lejoni të bëj një parantezë. Arkivi i përhershëm, siç është Arkivi Qendror Shtetëror, që është nën varësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, nuk është në shërbim të kërkesave social-juridike të qytetarëve. Koncepti i arkivave të përhershëm është që një dokument mbërrin në arkiv, kur operativiteti i tij ka vdekur. Kur nuk ka më vlerë për njeriun, “fle në parajsën” e vet, që është arkivi i përhershëm, i cili vlen për studim. Thënë kjo, normaliteti i shtetit tonë në këta 27 vjet dhe më herët në periudhën e komunizmit, ka sjellë që qytetarët t’i drejtohen arkivit për kërkesat social-juridike, si pronat, vjetërsi pune dhe një nga gafat e fundit të arkivit, për amza shkollore. Pra, të gjitha këto janë mish i huaj për një arkiv të përhershëm.

E megjithatë, ky është një shërbim i domosdoshëm, çfarë zgjidhjeje i keni dhënë? Ne i kemi dhënë zgjidhjen më optimale. Të gjithë ata që kanë nevojë për arkivat, të mos kenë nevojë të vijnë këtu. Një qytetar nga Konispoli apo Tropoja, mjafton të shkojë në filialin më të afërt të Postës Shqiptare, bën aplikimin, bashkangjitur me dokumentet përkatëse. Aplikimi vjen te ne dhe ne i kthejmë përgjigje, kudo që ata të jenë, në Tropojë apo Konispol. Arkivi për ta nuk është dëshirë, por nevojë, dhe ne duhet t’ia japim këtë shërbim. Ndërsa salla e studimit është për ata që e kanë dëshirë arkivin. Pa dyshim që katalogu online mund të shërbejë për kërkesat social-juridike të qytetarëve, por në momentin që procedura është e thjeshtë, ata kërkojnë dhe ne i gjejmë për ta. Sa kërkesa të tilla vijnë në ditë? Kërkesa social-juridike janë 70-80 në ditë, por jo vetëm për pronat, por edhe kërkesa të tjera, për të cilat jepet brenda 23 ditësh.

Megjithatë do të keni sërish “barrën” e ruajtjes së dokumentit origjinal, a ka ndonjë projekt në këtë drejtim, pasi e dimë se kushtet nuk janë optimale…?

Ruajtje është edhe dixhitalizimi, ruajtje është edhe mikrofilmimi. Sa i përket vendruajtjes, është gangrena më e madhe që ka Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe gjithë arkivave të përhershme në Shqipëri, por e ngjashme edhe me vendet e rajonit (Maqedoni, Serbi, Bullgari). Ne kemi bërë projektin bashkë me Ministrinë e Brendshme, po bëjmë projekt-preventivin, për të parë mundësitë e financimit të një godine, që do t’u përgjigjet të gjitha kërkesave ligjore për ruajtjen e dokumenteve. Dhe ne jemi në shkelje të plotë flagrante të ligjit. Unë jam në shkelje flagrante të ligjit, por nuk kam se ç’bëj në mungesën e mjeteve financiare të nevojshme për të tejkaluar këtë ngërç. Shpresoj që drejtoria e inspektimit të mos më gjobisë për këtë shkelje.

Një vit më parë, ju keni marrë një sasi të konsiderueshme dokumentesh nga Arkiva e Turqisë, vijon marrëveshja?

Po, erdhën defterët e 57 tahrireve të arkivave turke. Kemi nënshkruar një marrëveshje të re me to, e cila tashmë do ta shtojë numrin e dokumenteve me ato të 4 vilajeteve gjatë periudhës osmane. Në tetor të këtij viti nis projekti për dizhitalizimin e arkivave osmane dhe brenda një periudhe njëvjeçare do të dixhitalizohen ato dokumente që janë në interes të memories sonë kolektive në arkivin e ishPerandorisë Osmane dhe të atyre që gjenden këtu, për të bërë shkëmbimin përkatës. Është një financim i jashtëm nga ana e TIKA-s dhe do të shfrytëzohen burime njerëzore të ardhura nga Turqia, që do t’i bëjnë të aksesueshme këto dokumente. Me gjasë këto dokumente do të qartësojnë edhe kaosin me pronat? Pa dyshim. Duhet të kuptojmë një element shumë të rëndësishëm. Nëse sot ne qahemi se nuk gjejmë dot pronat në vitet ’30, se çfarë është bërë me mjedisin nga qeveria e epokës në vitet ’30, për arsye studimore, çfarë është bërë me bujqësinë, sepse është ruajtur vetëm 70% e arkivave të asaj periudhe. Nëse ne nuk bëjmë ndryshime rrënjësore, nipërit tanë do na zënë me gurë për periudhën në të cilën ne jemi, nga vitet ’90 deri më sot. Ka ministri në këtë vend që nuk kanë dorëzuar dokumentacion që në vitin 1991 dhe do të jetë më e thjeshtë që në atë fushë, të mund ta kesh më të thjeshtë të gjesh materiale në vitet ’30 se në atë periudhë. Kjo është e tmerrshme. Ne kemi bërë lëvizjet tona në këtë drejtim. Kemi bërë një rregullore njësuese, që nis që nga formati se si duhet të jetë shkresa zyrtare.

Tashmë ju jeni kthyer edhe në Inspektorat, cila është detyra juaj, ç’përmban rregullorja? Në rregullore përshkruhet si hartohet dokumentacioni, si ruhet, si dorëzohet, me procedura përkatëse dhe përgjegjës konkretë. Rregullorja është botuar në fletoren zyrtare para një muaji dhe kemi nisur inspektimet në institucione për të parë se çfarë ndodh me dokumentet, në mënyrë që kjo situatë që gjendet në institucionet e Republikës së Shqipërisë të ndryshojë. Fatmirësisht deri më sot nuk ka qenë e nevojshme të aplikohen sanksionet ligjore, gjobat, sepse institucioneve u është dhënë një afat kohor 10-ditor për të nxjerrë të gjitha aktet normative, për të rregulluar punët e tyre të brendshme. Kanë krijuar kornizën. Por në inspektimet e dyta nuk do të shihet më nëse ekziston korniza, por nëse është zbatuar ajo. Fatkeqësisht as korniza nuk ka ekzistuar. Në shtator ne presim edhe një hallkë tjetër për t’i shkuar pranë një metode që është përdorur në Europën Lindore dhe ka rezultuar shumë i suksesshëm. Kemi mundësi të koalidojmë gjithë sistemin.

Ky është roli i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, që të koalidojë sistemin: ka rregulla të qarta, përgjegjës konkretë, afate kohore të mirëpërcaktuara, kontroll dhe inspektim, ka mundësi shfryrjeje dhe kjo është ajo që ne presim në shtator, që drejtuesit e institucioneve të kenë se ç’të bëjnë me një kapicë dokumentesh 10-vjeçare, të mbledhur jo për fajin e tyre, por të gjithë drejtuesve paraardhës… Dhe duke krijuar të gjitha këto hallka të mirorganizuara të një sistemi arkivor që është duke lënguar, ne shpresojmë që mund të themi që 2017 është viti zero, që së paku dokumentet e mëvonshme të jenë të krijuara në mënyrë të tillë, që të mund të përpunohen kollaj.

Akti administrativ është vetë shteti. Unë mund të mos kem zyrë, të jem në gjendje lufte, por në momentin që kam firmë, vulë dhe akt administrativ, unë kam shtet. Dhe nëse nuk arrijmë t’i japim seriozitetin e nevojshëm aktit administrativ, firmës dhe vulës, protokollit dhe arkivimit, atëherë ne nuk arrijmë dot t’i japim peshën e nevojshme shtetit.

Për të mos thënë që një sistem i mirë arkivor është lufta më e mirë ndaj korrupsionit; që është pozitive për studiuesit e ardhshëm, për qytetarët e sotëm, që të mund të marrin dokumentacionin e nevojshëm në kohën e duhur, por jemi tek A-ja: Akti administrativ është shteti dhe këtij institucioni i ishte dhënë detyra të jenë në krye të rrjetit arkivor kombëtar për një arsye të fortë logjike, që dokumentacioni do të përfundojë këtu. Deri në mbërritjen këtu, duhet të hartohet, ruhet dhe dorëzohet si duhet. Me këto ndryshime që kemi bërë së fundmi, besoj se do të mund të mund të arrijmë koalidimin e sistemit arkivor. ALMA MILE /PANORAMA

Etiketa: Ardit Bidopronaret


Ju sugjerojmë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
Aktualitet

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

15 Maj, 2025 8:09 pm
Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
Aktualitet

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

15 Maj, 2025 5:54 pm
Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
Politikë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

15 Maj, 2025 5:34 pm
Para
E pabesueshme/ Futbollisti i famshëm shqiptar tatuazhon bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

E pabesueshme/ Futbollisti i famshëm shqiptar tatuazhon bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

Fotolajm/ Këngëtarja me gjoksin bombastik, tani nxjerr edhe “zogun” live

Fotolajm/ Këngëtarja me gjoksin bombastik, tani nxjerr edhe "zogun" live

Fotolajm/ Lazio fiton trofeun gjigand, futbollistët nuk e ngrejnë dot, i ndihmon Tare

Fotolajm/ Lazio fiton trofeun gjigand, futbollistët nuk e ngrejnë dot, i ndihmon Tare
















TE FUNDIT

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
15 Maj, 2025

Prej orës 06:00 të mëngjesit të së premtes e deri në orën 18:00, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
15 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal pak minuta më parë me një vendim të ri lidhur me procesin e numërimit...

Lexo më shumë

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
15 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, liderët europian kanë nisur...

Lexo më shumë

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
15 Maj, 2025

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com