Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet babai i 10 vjeçarit: Si e gjeta tim bir pas disa orësh kërkime. Dhe një mesazh për prindërit

2017/01/17 at 10:03 AM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Flet babai i 10 vjeçarit: Si e gjeta tim bir pas disa orësh kërkime. Dhe një mesazh për prindërit

Shpëtim Meta dje ka provuar tmerrin. Për disa orë me radhë ai nuk e ka ditur se ku e kishte të birin 10 vjeç. Fëmija ishte nisur në mëngjes për në shkollë me furgon dhe në drekë nuk ishte kthyer në shtëpi. Shoferi u kishte thënë prindërve se “e kam lënë para shkollës”, nga ana tjetër mësuesja u kishte thënë se “nuk ka qenë në mësim”. Të alarmuar prindërit kanë nisur kërkimet, gjithashtu e kanë denoncuar humbjen e fëmijës edhe në mediat sociale. Në një rrëfim për portalin Newsbomb.al, Shpëtim Meta ka thënë se Nandi, kishte tentuar të kthehej në shtëpi por ka humbur rrugën.

“Me të zbritur në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë djali ka hyrë në klasë, rreth 15 minuta para se të niste mësimin dhe kur ka hapur çantën ka vënë re që i mungonte një libër. Nga frika se mos mësuesja vinte dhe e gjente pa libër por dhe nga meraku që 10 vjeçari ka për shkollën, ka menduar të kthehet në shtëpi e ta marrë librin”, tha babai.

“S’donte që mësuesja ta gjente pa libër. Është një nxënës që e do shumë shkollën, shumë korrekt dhe i përgjegjshëm”, rrëfen më tej ai.

10-vjeçari gjatë rrugës për të shkuar në shtëpi, është ngatërruar nëpër rrugica dhe ka humbur. Pas disa orësh atë e ka gjetur një zotëri nga Tirana, i cili ka rrëfyer se e ka marrë vogëlushin dhe e ka futur në një lokal ku i ka ofruar edhe një çaj për t’u ngrohur, pasi siç i ka rrëfyer familjes, vogëlushi kishte ngrirë. Nga lokali, zotëria bashkë me djalin kanë përshkruar sërish rrugën e shkollës së Nandit dhe aty rastësisht janë takuar me familjarët e vogëlushit që e kërkonin të shqetësuar.

“U them prindërve të kenë shumë kujdes me fëmijët e tyre dhe faleminderit të gjithëve që u angazhuat për gjetjen e tim biri. Nuk di si t’ju falenderoj por edhe t’ju kërkoj ndjesë për gjithë shqetësimin”, shprehet i prekur babai i 10-vjeçarit.

Ju sugjerojmë

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
Aktualitet

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

9 Qershor, 2025 2:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi
Aktualitet

Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi

9 Qershor, 2025 1:48 pm
Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës
Bota

Përmirësimi i mbrojtjes ajrore/ Kremlini: Plani i NATO-s do t’i kushtojë Evropës

9 Qershor, 2025 1:38 pm
Tuneli i Llogarasë/Balluku në qendrën e monitorimit: Gjobë online për çdo shkelje
Aktualitet

Tuneli i Llogarasë/Balluku në qendrën e monitorimit: Gjobë online për çdo shkelje

9 Qershor, 2025 1:36 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Aktualitet

‘Jemi në mision epik!’/ Berisha: Një funksion kam, rikthimin e votës së lirë

9 Qershor, 2025 1:21 pm
KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit
Aktualitet

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit

9 Qershor, 2025 1:18 pm
Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…
Aktualitet

Ndryshim i rezultatit pas rinumërimit të kutive të votimit? Berisha: Procesi…

9 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Foto/ Tom Hardy në rolin e ri të James Bond?

Foto/ Tom Hardy në rolin e ri të James Bond?

Gripi pushton vendin, mbyllen shkolla e kopshte; Qeveria: Pushim një nga prindërit

Tragjike/ Vdes nga gripi fëmija 3 vjeç, kishte një javë i sëmurë

Foto/ Çfarë ka brenda zyrës së blinduar të Donald Trump në New York?

Foto/ Çfarë ka brenda zyrës së blinduar të Donald Trump në New York?

TE FUNDIT

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
9 Qershor, 2025

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Ai është parë teksa hynte në ambientet...

Lexo më shumë

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
9 Qershor, 2025

Në një reportazh të botuar nga revista prestigjioze “Vanity Fair” Italia, qyteti i Beratit përshkruhet si një destinacion ëndrrash për...

Lexo më shumë

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
9 Qershor, 2025

Kombëtarja Shqiptare ndodhet në Riga ku të martën do të luajë sfidën me Letoninë, për kualifikueset e Kupës së Botës...

Lexo më shumë

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
9 Qershor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit i dërgon një letër falenderimi Policisë së Shtetit për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë publike para,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com