Modelja Aurela Hoxha ka folur për herë të parë rreth rolit të saj në filmin e njohur kosovar, “Bjeshkët e Nëmuna”.
“Ftesën ma bëri regjisori Ekrem Kryeziu dhe pasi lexova skenarin u dashurova menjëherë dhe nuk i thoja dot jo. Nuk mund të tregojë shumë detaje rreth rolit tim, por mund të them që do të jetë kryesor dhe është shumë interesant. Jam shumë e lumtur për këtë projekt të ri”, ka thënë për Opinion.al, Aurela Hoxha.